LULJA LA LULISHTEN
- Vrushkuj elegjikë -
Botoi: Shtëpia botuese “BERATI” Prizren
Qershor 2010
Titulli i origjinalit:
LULJA LA LULISHTEN
Autor
Adem Berisha
ademgjurgjeviku@hotmail.com
Redaktor
Këze (Kozeta) Zylo
Lektor :
Halil Xani
Kopertinën dizajnoi
Autori
Thyerja kompjuterike
Autori
P Ë R K U S H T I M
Ky libër i kushtohet mbesës sime DIELLZA Agron BERISHA në shenjë dhimbjeje e pikëllimi të pashuar për humbjen tragjike të jetës së saj në moshën rreth njëmbëdhjetë vjeç, mu atëherë kur sapo filloi të shijonte atë.
Ajo ishte shpirti i shpirtit tim.
P A R A T H Ë N I E E A U T O R I T
Me këto pak fjalë në këtë parathënie, nuk dua që shkrimeve të përfshira në këtë libër të iu bëj ndonjë analizë e aq më pak vlerësim nga aspekti artistiko-letrar duke qenë se një gjë e tillë më së paku më takon mua si autor i një pjese të mirë të këtyre shkrimeve.
Qëllimi im kryesor i të shkruarit të kësaj parathënieje është që gjithë atyre të cilët kanë durimin dhe vullnetin e mirë për të lexuar, do të thosha këtë fletushkë, pra lexuesve të nderuar që njëherësh janë edhe vlerësuesit më meritorë, të paanshëm dhe objektivë, para se të lexonin atë, të iu ofroj një pasqyrë të shkurtër të motivit dhe përmbajtjes së saj. Pas shkrimeve të mia në përmbledhjet “Krenaria dhe pikëllimi” dhe “Përballje”, për të ndërprerë trendin e shkrimeve të natyrës siç është shkruar në ato përmbledhje dhe për të ngulfatur idenë e të shkruarit e të kënduarit në forma më të ndritura, shpërtheu një motiv i ri shtesë si shtytës për të bërë disa poezi apo vjersha që esencialisht nuk dallojnë edhe shumë prej njëra tjetrës, të cilat përshkohen nga karakteri elegjik si një prej formave të letërsisë e cila tek ne deri në kohët e fundit nuk ishte edhe shumë e pasur. Duke qenë se jeta është një arenë lufte ku pa ndërprerë luftohet me sprovat dhe sfidat e saja, shpesh ndodhin edhe gjëra të cilat kushtëzojnë mënyrën e sjelljes, punës dhe vet jetës së njerëzve, siç janë në shumë raste edhe fatkeqësitë e shkaktuara nga vet faktori njeri e veçmas nga një numër të rinjsh të papërgjegjshëm që ngasin makinat ne shume raste edhe duke mos poseduar patentë shoferi. Si pasojë e veprimeve të këtilla edhe unë si gjysh kisha fatin e keq kur në aksident komunikacioni humba mbesën time të dashur, Diellzen e cila ende nuk kishte mbushur njëmbëdhjetë vjet, të cilës i kushtova ciklin e parë të librit,“Kuptoje dhimbjen time”.
Ky rast tragjik më mori me vete gjithë idetë siç kam potencuar edhe në vargjet :
“Ide më s’më ka mbetur
të shkruaj as të këndoj,
pa ty që tashmë më ke tretur
jetën nuk mund ta imagjinoj.”.
(... Fjalë të fundit)
Kjo humbje ishte faktor kyç për të zbrazur tërë llavën vullkanike nga brendia ime shpirtërore në formë vrushkujsh elegjikë por edhe një shpresë që sadopak të ndikohet tek shumë njerëz e veçmas të rinj të cilët do të duhej vetëdijesuar para se ata vet të bëhen prindër apo gjyshër. Shpresoj që vargjet në vazhdim sadopak do të prekin ndërgjegjen e gjithë ngasësve të makinave kur të kihet parasysh se:
“Këtë lajm të zi po të merrte dielli
për një çast dritën do e ndalte,
obligim kish ndaj këtij ylli
një minutë dhe ai t’ia falte.
. . .
“Të gjithë zogjtë këngën do të ndalnin,
së kënduari do të pushonin,
një ditë zi për të do të mbanin,
në vend të këngës do të vajtonin.
(...Premia)
“Lumenjtë rrjedhën kanë ndalur sot,
duket sikur edhe ata do të shterojnë,
uji iu është shndërruar në lot
vallë, edhe lumenjtë mund të lotojnë?!
(,,,Ç’do të ndodhë sot?!)
Por edhe ato:
“Shumë zemra sot do të pëlcasin
si bombat kur eksplodojnë,
në kupë të qiellit do të bërtasin
zgjohu! Zgjohu! Oooj Diellza jonë”!
(po aty)
Si çdo herë që e kishim në traditë, as tash nuk mungon bashkëndjesia dhe solidariteti i bijave e bijve dhe motrave e vëllezërve anë e mbanë globit kështu që pas publikimit të shkrimeve të mia kushtuar këtij engjëlli te të dy botëve nëpër forume e faqe tjera shqiptare të internetit, vërshuan me shkrimet e tyre duke i kushtuar edhe ata vargje që burojnë nga thellësia e shpirtit dhe zemrës së tyre.
Një numër syresh i mblodha dhe nxora ciklin e dytë të këtij libri, “Zemërbardhët për Diellzen”. Kanë shkruar poetë e jo poetë, djem e vajza dhe moshatarë të Diellzës të cilët më së rëndi e kanë përjetuar humbjen e bashkëmoshatares së tyre.
Vlen për të theksuar vargjet e poetit Shaban Cakolli kur thotë:
“Njomzë e xhaxhit plot gjallërim
përherë do mbetesh në vargun tim
derisa të shihemi bashkë n’amshim”.
Por edhe fjalët e tij:
“Lexues të nderuar, nëse ndonjëherë e kam pasur rëndë të shkruaj, atë peshë e ndjeva sot kur fillova të shkruaj për engjëllushen Diellzë. Ndjeva një dhimbje në kraharor dhe nga brenda sikur gufonte një llavë vullkani”.
Edona Rexhepaj nga Prishtina ndër të tjera shkruan:
“Errësira ka mbështjellë çdo gjë
me velin e saj të zi,
unë në skaj të botës strukur
Diellzen time mendoj...”.
Ndërsa shkrimtarja dhe veprimtarja e njohur nga Nju Jorku, Këze (Kozeta) Zylo midis tjerash shkruan:
“O Diellzë e artë
qe me fiejza dielli ngrohe shpirtin tim
si engjëll më shfaqesh kurorë artë
nga sytë e tu bota merr shkëlqim”.
Kurse poetja e mirënjohur nga mërgimi, përkatësisht Gjermania,
Alma Papamihali në poezinë kushtuar Diellzës, midis tjerash thotë:
“Nëse një ditë nuk u ndje dielli,
ndodhi veç pak, për një moment
për aq sa ujë kërkonin fushat,
për aq sa lotët mbushën lumenjtë...”.
E unë përmes pak vargjeve konstatoj se :
“Ai që në sfida e vuajtje të jetës
të përvuajturin ngushëllon e i del karshi,
më e lartë se maja e kullës së Babilonit
është qenia dhe humanizmi i tij”.
Dhe për fund më mbetet vetëm të Ju udhëzoj drejt brendisë së librit dhe falënderimit publik drejtuar gjithë atyre që bashkëndien me mua dhe familjen time e në çfarëdo mënyre na ngushëlluan. Njëherësh dua që të falënderoj lexuesit e nderuar për durimin dhe kohën e tyre të çmuar që i kushtuan këtyre shkrimeve të mia, të cilët kanë edhe të drejtën e komentimit dhe shprehjes së pikëpamjeve të tyre lidhur me të njëjtat e të cilat komente dhe pikëpamje në çdo rast unë i mirëpres dhe respektoj.
Autori: Adem Berisha
CIKLI I PARË
KUPTOJE DHIMBJEN TIME
VAJZA DHE MIKU
Një ditë Diellza e vogël
kur doli në qytet,
ndaloi në librarinë në kodër
të gjente mikun e vet.
Si vajzë e edukuar
librashitësin përshëndetë,
më gjej tha mikun tim të çmuar
të lutem sa mundesh më shpejtë.
Librashitësi nga një qoshe
shikon pak si me habi,
vajzë moj bukuroshe
çfarë miku këtu kërkon ti?!
Ty oj pëllumbeshë e bukur
xhaxhi nuk po të kupton,
më bëj pak më të qartë të lutem
që xhaxhi të ndihmon.
Po, vajza drejtoi shikimin,
përgjigjja është e lehtë:
mik më të madh se librin
askënd nuk kam në jetë.
Ma gjej pra të lutem
Kryeveprën, “Lahuta e Malësisë”,
askush si At Gjergji e Naimi
s’më flet për të mirat e Shqipërisë.
Për mua kjo qenka punë e lehtë
ndaj, xhaxhi nuk të le duarthatë,
t’i bësh ti mbi njëqind vjet,
në jetë të kesh shumë fat.
Kështu diellzusha e vogël
mikun shpejt e gjeti,
me ‘i lamtumirë të ëmbël
librashitësin përshëndeti.
VIZITË QË FRYMËZON
Papritmas Diellza u ndal
babushit t’i lutej një ditë,
Kompleksit Memorial
t’i bënin një vizitë.
Pa kurrfarë ngurrimi
dëshira iu kishte plotësuar,
tri herë kërceu nga gëzimi
kur këtë e kishte kuptuar.
Dukej sikur fluturonte
si flutura në pranverë,
luleve që nga larg shikonte
nxitonte të iu merrte erë.
Shikoi shumë lule të njoma
Kompleksin që zbukuronin,
vendit e ditëve tona
krenarinë ua shtonin.
Lule që nuk vyshken
stolisnin këtë tokë,
si ari që nuk ndryshket
më të mirat në këtë botë.
Dëshmorëve që dhanë jetën
e këtu prehen në qetësi,
diellzusha me gjithë zemër
IU brohoriti, LAVDI !!!
Kur duhej për t’u ndarë
me afsh puthi lapidarin,
si shumë herë më parë
këndoi për Adem Jasharin.
E mbushur me zemër plot
babushit i thotë ca fjalë:
përse edhe mua ky zot
nuk më bëri djalë?!
Edhe unë si këta trima
pa frikë do të luftoja
do të shkrepja si vetëtima
atdheun tim të mbroja.
LULJA LA LULISHTEN
Në ditën që sapo kishte nisur
prej shumë vitesh më parë,
kopshti im ishte stolisur
me një bukuri të rrallë.
Një ditë plot me diell
ende mirë pa u gdhi,
një lule e shkëlqyer
në kopsht më kishte mbi.
Për këtë dhuratë që më vinte
sa s’bënte më u gëzova,
si rreze dielli ndrinte
Diellzë këtë e pagëzova.
Më e mira ndër shoqe ishte
kopshtin më zbukuronte,
aromën që ajo kishte
çdokush e lakmonte.
Shtatë vjet kur kishte mbushur
kopshti s’i mjaftoi,
shpejt e shpejt si flutur
në lulishte të shkollës shkoi.
Në lulishte të shkollës fillore
rritej nga një pëllëmbë në ditë,
me shoqet e saja për dore
lulishtes i jepte gjallëri e dritë.
Si një engjëll që jetonte në tokë
midis lulesh shtatin e vet lëshonte,
ngado që shkonte me shoqe e shokë
një pëllumb i bardhë e shoqëronte.
Gjithë shoqet për rreth që kishte
me zemër e adhuronin,
për bukurinë që s’e fshihte
të gjitha e përgëzonin.
Por një ditë qershori
vije një lajm i zi
lulja një tjetër drejtim mori
e iku diku larg në gjithësi.
Kopshti dhe lulishtja
të varfra tash kanë mbetur,
lulja më e bukur që kishin
tjetër lulishte kishte gjetur.
E tash, mbase nga një tjetër botë
mesazhe na dërgon,
për mua thotë mos derdhni lot
kujtimi im, prore ju shoqëron.
HALLKË E KËPUTUR
Vështroj këtë ditë të Shën Gjergjit,
natyrën se ç’kishte mbuluar blerimi.
Nga zemrat e kalamajve si engjëj
furishëm kishte shpërthyer gëzimi.
Djem e vasha si pëllumbesha
pa prâ këndojnë, lozin e hedhin valle,
tufa-tufa si qengjat kur i ruan baresha
vërshojnë male, kodrina, fusha e livadhe.
Ditëve të ngrohta pranverore
shijojnë bukuritë e rralla të atdheut,
të stolisur janë me mirësitë e tyre hyjnore
dashurinë e kanë si zjarr të Prometheut.
Një hallkë të valles të këputur e kanë
gjatë gjithë kohës derisa bashkë gëzojnë,
por, një shpresë dhe bindje i mbanë,
engjëllushen Diellzë përsëri të takojnë.
Këtë ditë, simbol të jetës e gjallërisë
edhe Diellza të gëzojë do të donte,
në Shën Gjergjin e parë pas Pavarësisë
me shoqe e shokë lirinë të shijonte.
Por, ajo iku pa dëshirën e saj,
shoqet e shokët i la të pikëlluar,
gjithë të dashurit i mbyti në vaj
e babushin me zemër të përvëluar.
Ai më nuk shijon erën e luleve
sepse lulja më e bukur i mungon,
as këngët e bukura të bilbilave
veshi e zemra më nuk ia duron.
Sytë i janë mjegulluar deri në verbëri
nga lotët si shi që të ndalur nuk ka,
shpirti e zemra nuk gjejnë dot qetësi
e shkuara, prapa nuk kthehet më.
E jeta vazhdon me vrazhdësinë që ka
si një teatër ku drama mbizotëron,
me gëzime e hidhërime sa s'bën m më
ku shumëkush qanë, pakkush këndon?!
KUR GËZIMI HUMB KUPTIMIN
Papritmas qielli zu të ngryset,
dielli sikur humbi shkëlqimin e tij,
dukej se bota do të përmbyset,
çka po ndodhte nuk dinte njeri.
Boritë e makinave nuk kishin të ndalur.
Zemrat zu t’i kapte shtrëngimi.
Gjallërinë qyteti kishte flakur,
për një çast, gëzimit i humbi kuptimi.
Zogjtë u ngujuan nëpër foletë e veta,
si të mpirë njëri-tjetrin shikojnë,
për bilbilin që i kishte mbaruar jeta
edhe ata zunë të qajnë e vajtojnë.
Engjëllusha Diellzë kishte ikur,
me vrap kishte shkuar në tjetër botë.
Në krah të dallëndyshes kishte hipur
për të zbritur në krahë te të madhit zot.
Unë desha të them pak fjalë:
“bota mbeti pa një engjëll të saj”.
Por, fjala si gur në grykë m’u ndal,
nuk kishte më të folme, kishte vetëm vajë.
MARGARITAR NË VETE
Si lum që përshkon fushat e qetas gjarpëron
të bën të mos i ndahesh,të tërin të përvetëson.
Si bora kur zbardhon Bjeshkët e Kelmendit,
rrugës kur kalonte, bukuri i jepte gjithë vendit.
Të gjithë kishin dilema nga vinte kjo mrekulli,
a mos është vet Dielli me ngrohtësinë e tij?
A mos është hëna atëherë kur është e plotë,
apo është një engjëll që zbukuron këtë botë.
Të gjithë i dinë emrin por engjëllushë i thonë,
si Dielli që ndriçon botën, ishte Diellza jonë.
Ndonëse me shpejtësi diku larg ka tretur,
margaritar në vete për të gjithë ne ka mbetur.
Kujtimet më të mira që ruajmë në veten tonë
thesar i çmueshëm për ne do të jenë
gjithmonë.
Ato janë të shenjta siç ishte edhe Diellza vet
që pak jetoi në këtë botë, jo plot njëmbëdhjetë vjet.
FRESKI SHPIRTËRORE
Me ata sy të zi si rrushi
nga lart që na shikon,
zbrit poshtë tek babushi
ky shpirt më nuk duron.
Ti ishe si flamuri
që lart mbi ne valon,
përherë të shndrinte nuri
sa shumë tash na mungon.
Ti ishe porsi puhia
që shpirtrat na i freskonte,
ti shëroje gjithë plagët e mia
askush në të mirë nuk ta shkonte.
Kurrë jo s’i thoshe babushit
e as këshillave të tij,
si kokrra ishe e rrushit
në më të mirën hardhi.
Tash kur shikoj foton tënde
sa bukur më je stolisë,
engjëlli më i bukur i kësaj ane
je mes engjëjve të perëndisë.
E ti diellzushë e dashur
nga jeta në amshim,
për ne me zemër të plasur
tash ruan një shpërblim.
Një shpërblim të madh
që zoti ty të kishte dhënë,
ditën të na ngrohësh si DIELL
natën të na ndriçosh si hënë.
PYESJA VETEN TIME
Këto ditë pyesja veten
se ç’po ndodh me mua,
si të tjerët pse nuk e kam jetën
lotët, pse më rrjedhin si krua?
Lulja e kopshtit tim
pse ka nisur të vyshket,
pse kjo zemër me aq nxitim
paska zënë të ndryshket?
Pyesja veten time
pse më nuk më këndohet,
pse më e dashura ime
pranë meje më s’afrohet?!
Si shqiponjë që isha
pse tash s’mund të jam?!
pa më të dashurën që kisha
jetën jetë, tashmë nuk e kam.
Ku mbetën përqafimet
e thirrjet ooo babush!
ku më tretën gëzimet,
si Diellza, nuk më gëzon askush.
SHUMË VAJ, SHUM LOT
Shumë zemrave iu mungon gëzimi,
shumë sy pa pushuar lotojnë,
shumë yjeve iu ka tretur shkëlqimi,
shumë lule më nuk lulëzojnë.
Shumë lule i ka tharë lufta
me mizoritë çnjerëzore,
e shkretë pa to më duket fusha,
zemrën e kam të lënduar prore.
Këngët më nuk dëgjohen si këngë
as yjet kur këto interpretojnë,
ahengjet më ahengje nuk janë
pa më të dashurit që sot na mungojnë.
Ndonëse lufta ishte famëkeqe
me gjithë mizoritë e veta,
po pse edhe në kohë paqeje
kaq çmim absurd ka jeta?!
Mbytet Diellza si engjëll
pa mbushur njëmbëdhjetë vjet
për t’ua helmuar zemrat
gjithë të dashurve të vet.
Për t’i bërë ata të mjerë
e me zemër të shkrumbuar,
kurrë të mos kenë shend e verë
festat, kurrë për të mos festuar.
Në çdo njëzetetetë qershor
tërë dhimbjen të shkarkojnë,
për këtë lule e shpirt engjëllor
me një det lotësh tokën të përvëlojnë.
PËRMBYTJE NË FESTË
Kush do të më urojë festat
që vijnë e nuk kanë të ndalur,
kush do të shuaj gjithë atë zjarr
zemrën që flakë më ka kallur.
Kush këtë zemër shkretën
do arrijë të zbus e qetësojë,
kush mund të ëmbëlsojë jetën
të cilën tashmë nuk e jetoj.
Unë kisha fatin e të mjerëve
ndaj nuk kam si të festoj,
festat nuk ua prish dot të tjerëve
ndonëse në vete qaj e vajtoj.
Atë dolli që do e ngreja me ty
të helmuar do të ngre unë sot,
të betohem për këta dy sytë e mi
për ty do të vuaj për jetë e mot.
Oooj krijesë hyjnore e të Madhit Zot
mbi shtatë palë qiej zoti qe të lartësoi!
fshij babushit tënd këta lot
botën të mos e përmbyt e përvëlojë.
Ah diellzusha ime e dashur!
të puth në dorë e në ballë,
shuaj zjarrin kësaj zemre të plasur
botën do e kaplojë po s’pati kush e ndalë.
LULJA E PËRJETËSISË
Ah, çfarë luleje unë kisha,
më të mirën në këtë botë,
më fatbardhi që unë isha
ajo lumturi, ku më treti sot?!
Aroma që ajo kishte
këndshëm kundërmonte,
si ilaç zemrash që ishte
gjithë shpirtrat qetësonte.
Nektarin si një lulebore
të tërin na e shpërndante,
ëmbëlsinë e saj shpirtërore
për vete nuk e mbante.
Në kopshtin tim me lule plot
fletët kur i lëshonte,
bukuroshe nuk kishte në botë
ajo që nuk ia kalonte.
Në vazot e shkollës fillore
gjithë shoqeve ua shkonte
s’kishte kënd as mësonjëtore
që nuk e zbukuronte.
Kur muzgu mbi tokë binte
shndërrohej në yll,
askush nuk mund të dinte
a është hënë a diell.
Bëhej yll mbi yje
se vet ishte hyjneshë,
si shqiponjë lartë mbi pyje
vështirë tjetrën të gjesh.
Zoti e solli në këtë botë
si një mrekulli,
por, pa të nuk i bëhej dot
si engjëlli më i dashur i tij.
Tash s’është më lule e tokës,
është lulja e përjetësisë,
reze e dritë i jep gjithë botës
ka bekimin e perëndisë.
Në mëngjes kur unë gdhihem
në shpirt kam një mangësi
duar e zemër nisin më dridhen
kafenë që ti më sillje, kur filloj ta pi.
Jo, unë për këtë s’dua të jem fajtor
sepse kështu ti vet më mësove,
çdo sekondë pa ty më është orë
o shpirt! pse kaq keq ma punove?!
Ti ike pa më thënë lamtumirë,
shumë shpejt u ngrite në lartësi,
ndonëse zemrën më ke ngrirë
yll mbi yje tash je në gjithësi.
Unë jetoj me zemër të vrarë,
ai që isha tashmë kurrë nuk jam
qe kur e kur nuk të kam parë
Oh-aaa-ah! Diellzë moj, ku të kam?!!!
EDHE YJET TË KANË ZILI
Porsi një yll drite që ndonjëherë është parë,
si lulja në kopsht u rrite s’kishe çifte të gjallë.
Ishe shtatselvi, kishe zë bilbili,
e tëra ishe e bukur si lule trëndafili.
Bukuri kishte gjithë rruga kur ti e përshkoje,
bukuri merrte dhe shkolla në të cilën ti mësoje.
Kur vije nga shkolla me librat në dorë,
shtëpinë e zbukuroje me faqet kuq si mollë.
Vjershat e babushit me ëndje i lexoje,
sa çil e mbyll sytë përmendësh i mësoje.
Me at zë bilbili kur i deklamoje,
të gjithëve na magjepsje sa bukur ia thoje.
Me zgjuarsinë që kishe do të mahnitje botën,
shoqja jote e dytë vështirë të shkelë më tokën.
Ti na e shtoje forcën, jetës i jepje kuptim,
ti ishe burim kënaqësie, ti ishe ilaç për shpirtin tim.
Edhe hëna kur ndriçonte nga qielli plot kaltërsi,
për bukurinë që ti kishe edhe ajo të kishte lakmi.
Yjet e qiellit të kanë zili se ti dritën po ua merr,
vdekja jote kaq e hershme, neve të gjithëve na la në terr.
Sytë e mi qofshin verbuar vajza të bukura të mos shikojnë,
nuk kam forcë për të përballuar atë që zemra nuk duron.
IKA E KERUBIMIT
Çdo vit pëlqeja shumë data
që ndërronin pa mbarim,
shumë prej tyre më sillnin dhurata
i prisja me shumë kënaqësi e gëzim.
Dhuratat më të çmuara
që ndonjëherë janë parë,
më vinin porsi fluturat
kur fluturojnë mbi arë.
Mirëpo, jeta ishte arenë lufte
dhe një labirinth në vete,
kishte edhe të tilla humbje
si fundosjet kur ndodhin nëpër dete.
Ajo nuk ishte pa mbarime
por kishte edhe përfundim,
më pak kishte gëzime
më shumë kishte hidhërim.
Në fund të muajit qershor
më datën njëzetetetë,
jeta më mori jetën
fare pa u përshëndetë.
Këtë ditë aq të hidhur
me forcë do ta mallkoj,
Kerubimi* atë ditë më ka ikur
e mua për jetë më la të vajtoj.
Atë do të kujtoj me dhimbje,
me vaj e me shumë lot,
e kisha pjesë të zemrës sime
si një engjëll në krah te të madhit zot.
Tash mua mos më fajësoni
në këtë datë pse nuk gëzoj,
gëzimin dhe hidhërimin mendoni
vallë, mund bashkë t’i përballoj?!
Le të gëzojë e gjithë njerëzia,
zemrën në dysh që s’e kanë të ndarë,
unë bashkëjetoj me dhimbjet e mia
përgjatë gjithë jetës që nuk kanë të ndalë.
* Kerubimi = engjëlli që ndodhet në krah të Zotit
P R E M I A
Rreth njëmbëdhjetë vite me radhë
që shkuan si të ishte një,
kisha një pëllumbeshë të bardhë
të gjithë më kishin lakmi.
Kjo qenie e përkryer
që s’imagjinohej dot,
ishte engjëll i shkëlqyer
e vetmja në këtë botë.
Shpesh herë i thosha vetës
atë që nuk mund t’i them sot:
“ty të kam kënaqësi të jetës,
një premi nga i madhi zot”.
Por, një ditë shumë i papritur
në zemrën time si një shigjetë,
vije një lajm më shumë se i hidhur
se ajo, s’është më në jetë!
Këtë lajm të zi po të merrte dielli
për një çast dritën do e ndalte,
obligim kish ndaj këtij ylli
një minutë dhe ai t’ia falte.
Sikur lumi të kuptonte
se ka ndodhur kjo fatkeqësi,
uji i Drinit do ndalonte
nuk do ecte rrjedhës së tij.
Të gjithë zogjtë këngën do të ndalnin,
së kënduari do të pushonin,
një ditë zi për të do të mbanin,
në vend të këngës do të vajtonin.
Të gjitha lulet kësaj pranverë-vere
rrëke lotësh do të derdhin në tokë,
edhe ato do të qajnë kësaj here,
edhe ato do të mbajnë zi sot.
E unë s’do të qaj vetëm n’ditë të sodit
por do të vuaj der’ sa të jem gjallë,
sepse mbytja e Diellzës sime
shpirt e zemër m’i ka kallë.
Tash si gjysh t’shkruaj përkujtimin
për këtë shpirt të shpirtit tim,
është më shumë se thikë në zemër
vërtetë kjo s’ka asnjë kuptim.
IKA PA PARDON
Të gjata më janë netët,
gjithë ditët më shkojnë kot,
dhimbja sa vije e shtohet
ndarjen nuk e imagjinoja dot.
Pse dallgët e jetës mi shove?
pse dritën e jetës ma fike?
rrugëve të jetës kahet ua ndërrove,
në drejtim të kundërt, përse më ike?!
Dy trupa e një shpirt ishim
njëri pa tjetrin nuk rronim,
për shumë të veçanta që kishim
të gjithë përreth na lakmonin.
Se mund të vinte kjo ditë
të më ikje pa pardon,
këtë kurrë nuk e kam pritë
kësaj, vërtetë nuk di çka i them.
Tash shpirtin e kam të vrarë,
zemra më është bërë shkrumb,
që kur e kur nuk të kam parë
për mua, nuk dije ç’të bëje më shumë?!
FJALË TË FUNDIT
Atë dite, aq shumë që iu gëzuam
si sot e mbajmë në kujtesë,
Diellzë ty atëbotë të pagëzuam
në ty mbështetëm çdo shpresë.
Ishte e nëntëdhjetepesta
me skamje e varfëri,
ti rriteshe si princesha
të gjithë të kishin lakmi.
Ishe e mprehtë nga mendja
si fëmijë pakmujor,
puthjen në ballë ta kishte ëndja
si një mbretëreshë me kurorë.
Me bukurinë tënde mahnitëse
miss-botës ti ia shkoje,
me zërin tënd të ëmbël
bilbilit ia kaloje.
Ishe ndryshe nga të tjerët
për shumë e shumë veçanti,
ç’të bëjmë tash ne të mjerët
përherë të jetojmë në zi?!
Ti ishe mrekulli në vete
që pak jetove në tokë,
më e dashura ishe dhe mbete
për shoqe dhe shokë.
Kurrë nënën as babin
nuk dite t’i hidhërosh,
po pse nënës Qerime
shtratin ia le bosh?!
Kujtimi që për ty sot ruhet
nuk zhbëhet dot për jetë e mot,
me fjalë ai nuk mund të përshkruhet
oj Diellzë! të bekoftë ai i madhi zot!
Për ty tash do të qajë farefisi
anë e m’banë kah janë,
si degët që janë të një lisi
nga ‘i plagë për ty në zemër e kanë.
Për ty do të qaj banka
të zbrazur që ke lënë,
për ty do të qaj ditari
që s’mban më emrin tënd.
Si të shikojmë tash librat
që na i le kujtim,
çelik të kishim zemrën
s’do bënte durim.
ku do të mbesin pesat
në ditar që kishe radhitë,
si të shikojmë tash rrobat
që i ndërroje çdo ditë.
Klasës së pestë fillore
e mësueses tënde Verë,
do të iu mungosh prore,
për ty do të qajnë përherë.
Dy vëllezërit, si kokrra të rrushit
kush mund t’i pajtojë,
po, ç’do t’i bësh babushit
pa ty që s’mund të jetojë?!
Humbja e mushkërisë së tij
pa masë ty të mundonte,
po djegien e mushkërisë tënde
kush mund të imagjinonte?!!!
Unë shumë do të nxitoj
shpejt atje tek ti të vij,
nuk kam motiv pa ty të jetoj
në shpirt nuk ndjej më kënaqësi.
Njëzetepesë ditë vuajtje
të shpirtit tuaj hyjnor,
po aq plumba në zemër
i kam trup e tërthorë.
Pas fjalëve të fundit plot afsh
“babush, ty të dua shumë”,
që nga ai çast vetën e pashë,
se zemra po më bëhej shkrumb.
Ide më s’më ka mbetur
të shkruaj as të këndoj,
pa ty që tashmë më ke tretur
jetën nuk mund ta mendoj.
MUAJI SA NJË SHEKULL
Sonte sikur është zënë edhe hëna
e drita nuk bie më mbi tokë,
një muaj pas, të kujtoj nga Tirana
me dhimbje e mall plot.
Me kot erdha të kurohem,
kinse sëmundjen të shëroj,
me humbjen tënde si të pajtohem?
pa ty, as unë nuk dua të jetoj.
Lotët më shkojnë si krua
që nuk di të shterojë,
sëmundjen e kam harruar
vetëm për ty tash mendoj.
Në tetëmbëdhjetë e 52’
kur kohën shënoi ora,
zemra më ndaloi së rrahuri,
s’më punoi këmba më as dora.
Mendimet gjithkah më bredhin
zemra s’duron dot,
lotët si shi pa ndalur më rrjedhin,
veçanërisht ditë të rëndë kam sot.
Qava, qava e qava!
por asgjë s’arrita dot
deri në kupë të qiellit bërtita
të lutem! më merr edhe mua o zot!
FLUTURO SHQIPE
Mori shqipja e Alpeve tona
fluturo sot mbi Tiranë,
më nxirr mua nga spitali
e më transporto sot ti m’at anë.
Më dërgo n’Gjurgjevik të Madh
por mos më thuaj që të mos qaj,
përmbi varr të Diellzës sime
dita është të shkrihem në vaj.
Dua ca lule te ia dërgoj
nga Shqipëria e nga këto anë,
dua dëshirën t’ia plotësoj
përherë Shqipërinë e quante nënë.
Shumë e shumë Naimin donte,
donte Fishtën e shumë të tjerë,
bukur vjershat ua deklamonte
si bilbil që këndon në pranverë.
Kur në Gjurgjevikun e pikëlluar
si një mbretëreshe t’është bërë varrimi,
zemrës sime të përvëluar
ç’prej atëherë prore i del tymi.
I del një tym si lëmsh i zi
që asnjëherë askund s’është parë,
si digjet zemra tash po e di
edhe shpirti flakë m’është kallë?!!!
Ty të kisha një engjëll
që jetën shumë e doje,
të ardhmen tënde të ndritur
përherë imagjinoje.
Doje qe të bëhesh mjeke
z e m r a të shërosh,
mirësinë që kishe në vete
të tjerëve të iu dhurosh.
Zoti o shpirt ty të bekoftë
në amshim tash që ke shkuar,
ne të dashurve na ndihmoftë
dhimbjen lehtë për të përballuar.
Në trevjetorin e ditës së
varrimit, 04. korrik 2009.
Ç’DO TË NDODHË SOT ?
Shumë ditë që kaluan
mbi njëmijetetëdhjetë,
lulet sikur më nuk lulëzuan
gjithçka duket të jenë e shkretë.
Sot, kur u mbush edhe ky vit
shekullit që ia kalon,
edhe zogjtë u ngujuan nëpër fole
as këngës nuk duan të ia thonë.
Lumenjtë rrjedhën kanë ndalur sot,
duket sikur edhe ata do të shterojnë,
uji iu është shndërruar në lot
vallë, edhe lumenjtë mund të lotojnë?
Dhe as detet e kësaj bote
sot, disi nuk janë të qeta,
as ata nuk mund të pranojnë që
Diellzës i paska mbaruar jeta.
Qielli tok me gjithë yjet e tij
për ngujim sot tokën do të mallkojë,
edhe dielli si saç i skuqur përmbi
çdo gjë do të djeg e përvëlojë.
Sot do të errësohet dielli
dhe dita do të bëhet natë,
sot, sikur do të përmbyset qielli
vallë, edhe bota do të ndizet flakë?!
Shumë zemra sot do të pëlcasin
si bombat kur eksplodojnë,
në kupë të qiellit do të bërtasin:
Zgjohu! Zgjohu oooj Diellza jonë!
KU E KAM ILAÇIN
Kur dola nga spitali
qava porsi fëmi,
nuk dija fare të gëzohem
që po shkoja në shtëpi.
Nuk kam si të gëzohem,
atje më dielli s’rrezon,
më atje s’e kam ilaçin
sëmundjen që më shëron.
Pa diellzushën time
në shtëpi nuk kam pse të shkoj,
pa një pjesë të zemrës sime
vallë, mund unë të jetoj?!
Ajo nuk do të më pres në bahçe
kur unë do të shkoj te shtëpia,
ajo s’do të më puthë më në faqe,
ajo, nuk shëron më plagët e mia.
Puthja e saj në faqe
e thirrja ooo babush!
për mua ishin ilaçe,
nuk m’i zëvendëson askush.
SHPIRTI I SHPIRTIT
Dritës dritë më s’mund t’i them
ajo për mua më nuk ndriçon,
ditën ditë më nuk e kam,
kjo asaj më s’i ngjason.
Diellit diell më s’mund t’i them,
për mua rreze ai më nuk lëshon,
lulja për mua më lule s’është
ajo për mua më nuk lulëzon.
Jetën jetë më nuk e kam,
ajo s’jetohet si më parë,
trup pa shpirt tashmë unë jam
qysh se Diellza më është ndarë.
Por ai yll që kam n’amshim,
së ndriçuari nuk ka të ndalë,
ai është shpirti i shpirtit tim
ende në këtë botë më manë të gjallë.
UNË MË NUK FESTOJ
Sa i lumtur paskam qenë
nuk e paskam ditur,
pse vije kjo ditë e hidhur
kurrë nuk e kam pritur.
Kush do të madhështojë festat
që do të vijnë me radhë,
kush do të më freskojë zemrën
flakë qe më është kallë.
Kujt tash t’i blej sandale,
kujt tash t’i blej fustan,
kujt tash t’i uroj festën
kur Diellzen më s’e kam.
Për mua s’ka më festa
siç kishte më parë,
për mua më s’ka ahengje
veç dhimbje e të qarë.
Për mua nuk ka më Vit të Ri,
ditëlindje e as Bajram,
shpirtin e vrarë, zemrën e bërë hi
i kam sot e përherë do t’i kam.
Tash vetëm fizikisht
prezent në këtë botë jam,
shpirtin edhe mendjen
tek diellzusha i kam.
KOHA NUK SHERUAKA PLAGËT
Thonë se “koha shëron plagët”
por jo gjithmonë kjo është e vërtetë
jeta paska edhe plagë të tilla
që nuk shërohen dot kurrë për jetë.
Ndonëse ditët po kalojnë
kurrsesi dhimbja s’pakësohet,
ajo s’bie nga intensiteti
veç sa vije e më shumë shtohet.
Secila ditë që zbardhë e ngryset
diçka tuajën më përkujton
nga kujtimet e panumërta
oj shenjtëri që na i ke lënë.
Nuk ka datë me ty që s’lidhet
diç të veçantë që nuk shënon,
assesi forca s’mund të mblidhet
gjithë këtë dhimbje të lë me një anë.
Kur në fillim të muajit shtator
shkolla mësimet do të fillojë,
nuk kam forcë që shoqet tuaja
kah shkojnë në shkollë unë të shikoj?
Dhe, më njëzetenëntë shtator
me shpirt të vrarë do të përkujtoj,
ditëlindjen tënde si ditë të shenjtë
me një gotë helm do të festoj.
URË MAGJIKE
Ndonëse fati kështu e desh
të ikësh atje në përjetësi,
unë nuk kam si të hesht
por, prapë do të shkruaj për ty.
Tash që je një sarafin*
në fronin e perëndisë,
të gjithë për hyjneshë të dinë
si një krijesë të vet madhërisë.
Ti je pjesë e mirësisë
së gjithë rinisë shqiptare
që është më e shkëlqyera
dhe ka zemër të madhe.
Ti u bëre edhe urë magjike
e miqësive të reja,
fenomen i kësaj mirësie
nga të lindi ideja?
Ti bashkove shpirtrat
që kanë zemra të mëdha,
ndriçove dhe gjithë hapësirat
gjithandej ku drita s’kishte ra.
Për shumë vëllezër e motra
nga mbarë kjo shqiptari,
ti u bëre simbol dashurie
të gjithë i bashkove, si të ishin një.
Diellzë, tash je e gjithë shqiptarëve
që shkruajnë, por edhe qajnë për ty,
ti je simbol i së mirës e të mbarëve
nga të erdhi gjithë kjo madhështi?!
Shpirtrat zemërbardhë
përherë qe të mbajnë në kujtesë,
jetën ta kenë të lumtur e të mbarë
e fati përherë le të iu buzëqeshë.
Ti diellzushë e dashur sot
para të tjerëve ke një përparësi:
të lutesh tek i madhi zot
për gjithë vajzat e gjithë djemtë e rinj.
Sarafin* - engjëll vështrues
GJAKU QË NUK KA ÇMIM
Pas qershorit të 2006-ës
kurrë s’do të jem’ ata që ishim,
pas mbytjes tuaj o engjëll
nuk do të kem’ kënaqësinë që kishim.
Zoti s’ka thënë fëmijë të mbyten
siç naivët dinë të thonë,
kush ka drejtë t’i shkurtojë jetën
bukurisë e të ardhmes sonë?!
Jeta jote është shumë e shtrenjtë,
nuk paguhet as me flori,
jo, jo! as Evropa e as Amerika
nuk na vlejnë asgjë pa ty.
Gjaku i yt që s’bëhet ujë
e për ne s’ka kompensim,
jo nuk bëhet as coca – colë
ai është gjak që nuk ka çmim.
Kush këtë ndryshe e interpretoftë
nga ajo ç’ është e vërtetë,
edhe ai këtë e përjetoftë
tek më të dashurit që ka në jetë.
BRITMA E TOKËS
Kur Diellzën dheu i zi brenda ngujoi,
deri në kupë të qiellit edhe toka bërtiti,
nga kënaqësitë e jetës fëmijërore të privojë
nuk desht, por diç të ndryshonte nuk arriti.
Atëherë iu lut të madhit zot
këtë engjëll të pranojë pranë tij,
miqtë e të dashurit të mos derdhin lot,
por le të luten e t’i kushtojnë poezi.
Zemërbardhët sikur pranuan këtë porosi,
ndjenjat më njerëzore i vunë edhe në letër,
me solidaritet e zemërbardhësi
dëshmuan vetën si edhe çdo herë tjetër.
Ç’KUPTIM KA JETA PA TY?!
Diellzë, ti u linde qe të jetoje,
jo të vdisje, përherë të na leje në zi,
diellin ti Diellzë shumë e doje,
ndaj nëna Qerime të la emrin e tij.
Sot u mbushën tri VJETDRITË
që kur dita pa ty dhimbshëm agoi,
sot dielli do të duhej të pushonte një ditë
këtë botë të mos e ngrohë e ndriçojë.
Drini i Bardhë sot do të bëhet i zi
e uji do t’i shndërrohet në lot,
peshqit që lahen në ujin e tij
edhe ata kanë për të qarë sot.
Lulet që lulëzuan kësaj pranvere
aromën e tyre sot nuk do të lëshojnë,
bilbilat do të pushojnë së kënduari kësaj here
ikjen tuaj n’amshim, rëndë do të përjetojnë.
Shkolla ku ti shkoje çdo ditë
e ditari që tashmë emrin tënd nuk mbanë,
bashkë me pesat që për vite kishe radhitë
veçanërisht sot, një ditë të rëndë e kanë.
Unë kafen e mëngjesit si atëbotë
kur ti ma sillje me plotë dashuri,
e piva, por lezetin nuk ia dijta dot
nga lotët që pa pushuar më rrjedhin si shi.
Lulet qe mbi varr të vendosa sot
plotë mall i putha sa e sa herë,
të tërat më parë i bëra qull me lot
ty, nuk munda të puthja si ngaherë.
Rahovec, më 28. 06. 2009.
POROSI TË SHPIRTIT TË SHENJTË
Më duani, më kujtoni, por të mos më qani
në zemrat tuaja, përherë të më mbani.
Më mbani në përqafim sikurse dikur
kështu ishte fati im, kurrë i pa imagjinuar.
Do më keni pranë vetës sa herë që më kujtoni
prapë t’i buzëqeshni jetës, atë duhet ta jetoni.
Po derdhet lot për mua, nga vetja do më largoni
qëndrimin në parajsë do të ma vështirësoni.
Nuk dua të ju shoh asnjëherë të mërzitur
mallin për mua mos mbani, si zjarr të fashitur.
Trupi im i njomë, i qetë prehet këtu
ku herët apo vonë do të jeni edhe ju.
Këtë jetë që po rifillojmë, këtu në përjetësi
tok do e jetojmë, s’ndahemi dot përsëri.
Shmangni hidhërimet që kishit në atë botë
kthehuni gëzimeve, serish këtu do të jemi tok.
Kur mbi ju diçka shndrin si rrezja
padyshim jam unë, engjëllusha Diellza.
LULJA MBOLLI LULEN
Atë njëzetetetë qershor si sot
e kujtoj, parafytyroj, e mallkoj ...
askush nuk del të më thotë
përse vallë, duhet prapë të jetoj?!
Hajt thashë, mora çiftelinë e i rashë.
I rashë e me të desha të këndoj.
Jo, jo thashë, shumë herë thashë
sot, dua vetëm të vajtoj.
I tretur në mendime i rava sa i rava
derisa gishtat më nuk punonin,
në vajë të tërën me lot e lava,
m’u duk se edhe telat po vajtonin.
Me zë thërras Diellzën time
që shpirtin si dikur të ma qetësojë,
askush nuk i bëzan thirrjes sime
prapë, njëzetetetë qershorin fatal kujtoj.
Ajo herët, shumë herët më iku
ende pa mbushur njëmbëdhjetë vjet,
këtë nuk do t’ia doja asnjë armiku,
këtë fat të zi, askush të mos e ketë.
Kafja atëherë që më solli
si sot më rri në kujtesë
e trëndafili që ajo vetë mbolli
përjetësisht ngushëllim do të më mbes.
Nga ai do të këpus nga një lule
e do të kënaqem me erën e saj,
me të do të shëtis pranë shkollës
dhe do të tretem e mbytem në vaj.
Z G J I D H J E
Mbretëreshë bukurie e të dashurisë
si Afërditën që ishte në antikë,
ty të kisha dhuratë prej perëndisë
ti edhe errësirën më bëje dritë.
Tash që ke ikur nga kjo botë,
mua më le si zogun e vetmuar,
tjetër isha dje e krejt tjetër jam sot
ka njeri tash për të më ndihmuar?!
Të ndez një cigare duhan
prapë gjendjen nuk do të ndryshoj,
të bëhem tjetër nga ai që jam
nuk e vlen këtë vetes të ia lejoj.
Të ia fusë verë e raki,
të dehem e të bëhem tapë,
më shumë do të mallëngjehem për ty,
dhimbja e pikëllimi do të vazhdonin prapë.
Me mall e dashuri të paepur
për ty përjetësisht i mbushur do të jam,
të bie në gjumë kinse për të fjetur
gjumin të qetë kurrë nuk mund të kam.
Të thërras me tërë forcën time,
pak forcë tash më ka mbetur,
tragjikisht t’i jap fund edhe jetës sime
vallë, do të ia vlente për të vdekur?!
Jo! Dua të jetoj me gjithë të dashurit e mi,
ata që më duan e unë që i dua shumë,
ndonëse do të shkruaj, këndoj e lotoj për ty
në fund, tek ty në parajsë do të vij edhe unë.
BASHKËNDIESIA
Kur lotët si krua të rrjedhin
për atë që tashmë të mungon,
të vije se trupi flakë të ndizet
e zemra si bombë të eksplodon.
Por, kur miqtë me dashamirësi
të gjendën pranë e të shoqërojnë
pikëllimi të shndërrohet në krenari
e vuajtjet të bëhet se nuk ekzistojnë.
Kur miqtë të rrethojnë nga çdo anë
nuk ke si të ndjehesh i vetmuar,
ndonëse më të dashurin nuk e ke pranë
prapë vëren që ke përse duhet jetuar.
Ai qe në sfida e vuajtje të jetës
të përvuajturin ngushëllon e i del karshi,
më e lartë se maja e Kullës së Babilonit
është qenia dhe humanizmi i tij.
ILAÇHELMI I SHPIRTIT TIM
Pse ike atje . . . në pa kthim pa mua?
çfarë bëj tash unë pa ty?!
Më thoje: “babush ty shumë të dua”
vallë, kur do të terën këta sytë e mi?!!!
Dielli më nuk është diell e as hëna hënë
ç’prej se ti ike atje . . . në amshim,
shpirtvrarë e zemërshkrumb më ke lënë
o yll, o diell, o hënë... o ilaçhelmi i shpirtit tim!!!
SË BASHKU PËR DIELLZËN
Kur duhej ditëlindjen
Diellzës t’i festonim,
nga të katër anët
miqtë e shokët vërshonin.
Të gjithë me buzagaz
atë e përgëzonin,
t’i bënte njëqind vjet
nga zemra i uronin.
Kënga dhe hareja
nuk kishin të ndalur,
të gjithë nga ‘i përqafim
nxitonin për të ia falur.
Për kënaqësinë e tyre
Diellza nuk ngurronte,
vjershat më të bukura
që t’ua deklamonte.
As në këngë e valle
askush kësaj s’ia shkonte,
të gjithëve na mahniste
sa bukur ia thonte.
Por ja, ikën ato ditë
furishëm që u festua,
gjithë gëzimi e hareja
në dhimbje e lot u shndërrua.
Ajo nuk zbukuron tash botën
siç këtë bënte dikur,
mendjet dhe zemrat tona
nuk do ta harrojnë kurrë.
Së bashku tash për Diellzën
miq e shokë kah janë,
të gjithë nga ‘i plagë në zemër
të pashërueshme e kanë.
Së bashku tash për Diellzen
në vend qe të festojmë,
të flasim e të shkruajmë
dhe të qajmë e vajtojmë.
C I K L I II
ZEMERBARDHËT PËR DIELLZEN
RREZJA E PARË E DIELLIT
Shumë herë doja të shkruaja
por zemra nuk duronte
nga malli i pashuar o engjëll
që zemrën më përvëlonte.
Por, oj rrezja e parë e diellit
si mund te mos shkruaj për ty?
kur në duart e prehrin tim u rrite,
të kisha si lule në saksi.
Si mund të mos kujtoj
fjalët e ëmbla që thoje,
qëndrimin në prehrin tim
e flokët kur mi lëmoje.
Atë gjallëri në shtëpi që kishim
ajo tash më s’ekziston,
kurrë s’do të jem’ ata që ishim
mori fund kënaqësia jonë.
Ëndërr të tillë po të kisha parë
flokët përpjetë do të më shkonin,
shumë e shumë do të kisha qarë
kurrë këtë ditë s’e imagjinonim.
Unë nuk mund të mos vuaj
krejt derisa të vij tek ti,
zotit të madh diellzushë ti thuaj
halla ime, ka shumë mërzi.
nga halla jote e dashur, TEUTA
Besnik AHMETI :
FOTOJA NË LOTIN E GJYSHIT
Në rrugët e jetës takova një burrë,
me lot thërriste një emër,
një plagë kishte në zemër,
thoshte se për mua s’ka më dritë,
se për mua gëzimi mbaroi,
jeta ime s’më ka më kuptim
nga ajo ditë kur Diellza shkoi.
Kush është Diellza e pyeta o trim?
më tha, ishte shpirti i shpirtit tim.
Zoti ma dërgoi për të më shpëtuar
dhe sëmundjen e harrova e u bëra i ri
por, ai sikur më mashtroi
e shpëtimtarin ma mori përsëri.
I shtrirë në krevatet e spitalit
tek sa mi thotë këto fjalë,
nga sytë i rrjedhin ca lot
me shumë dashuri e mall.
O Adem Berisha i thashë!
ndal ti ata lot,
vërtetë një lule është tharë
por shportën e ke plot.
Oj Diellza e vogël!
unë ty nuk të njoha,
nuk të pashë në rrugën e shkollës
por, e di sa të bukura janë
lulëkuqet e Kosovës.
Në lotin e gjyshit
foton tënde e pava,
e bashkë me bacë Ademin
edhe unë për ty qava.
Ti e bukur ishe si lulet e Kosovës,
ti e pastër ishe si uji i Valbonës.
Por, e zezë ishte ajo ditë
që askush nuk e ka pritë,
kur u ndave nga prindërit e shoqet
dhe të gjithë i le në zi,
e atë ditë dielli s’bëri dritë,
bilbilat ndalen këngën,
lulet në vazo u vyshken,
nuk donin të shihnin dritën përsëri.
Oj Diellza e dashur!
kur të thërrasë gjyshi
o shpirt ku më humbe,
i thua se natën je ndër yje
e ditën je ndër lule.
O yll i vogël,
më s’më shkruan pena
e s’më punon as dora,
shkroi për ty këto vargje Diellzë
i yti, xhaxhi Besniku nga Tropoja.
Shkruar nga Besnik Ahmeti SPITAL – SAUK
Llugaj – Tropojë TIRANË 16. 08. 2006.
Mendova të lë një kujtim në fletoren e z. Adem duke e falënderuar atë qe më mundësoi këtë gjë. Dhe duke pare që zoti Adem shkruan poezi, po mundohem edhe unë, pasi që as koha nuk më mungon.
kozeta Zylo 19-07-2008, 06:08 am :
NJË PËRVJETOR
O Diellzë e bukur!
si vesë mëngjesi sot m'i lage sytë.
Babagjyshi yt qe të thurë kurorë,
mall e dhimbje sjell në këtë përvjetor.
Ti si një engjëll vjen e bashkon zemrat tona,
o Diellzë e bukur, o Lule borë!
I përjetshëm qoftë kujtimi i saj
Keze (Kozeta) Zylo, New York
29-09-2008, 02:52am
Keze (Kozeta) Zylo :
O DIELLZË E PERËNDIVE!
O Diellzë e artë
qe me fijeza dielli
më ngrohe shpirtin tim,
si engjëll më shfaqesh
kurorë artë,
nga sytë e tu
bota merr shkëlqim!
Ç 'nur i bukur të paska rënë,
nga prehër i gjyshit kurrë nuk ike,
e blujta e syve, qiellin paska zënë,
o Zanë Kosove, o Perlë e PERËNDIVE!
U prehtë në paqe shpirti i saj!
Me shumë respekt për babagjysh Ademin!
Keze (Kozeta) Zylo, New York
Axhi Shaban Berisha – Rahovec:
NJË DET LOTËSH
Kush më vrau mua vajzërinë,
Kush më vrau mua fëmijërinë,
Kush më vrau mua bukurinë,
Kush më vrau mua mençurinë
Po kush më dogji edhe mushkërinë?!
Një i pa shpirt i sojit tonë
Më shkurtoi jetën përgjithmonë.
A s’të vije keq ore mëkatar
Engjëllit jetën për t’i marrë.
Këtë mëkat zoti s’ta falë,
Jo veç zoti po as njerëzia,
Një det lot m’ ke sjell ke shtëpia.
Nënë e babë m’i mbyte në lot,
Ti ua prishe gjithë lumturinë,
Të mos festojnë për jetë e mot
Sa të jenë gjallë mos të heqin zinë.
Jetën doja për të gëzuar
Atë që zoti falë ma ka.
Pa pikë mëshire ti ma ke shuar
Gjithë të dashurit më qajnë në zë.
Pse makinës pa leje i grah
Në vendbanim me atë shpejtësi?!
A mendove se ajo ka krahë
Apo doje të vrasësh fëmijë.
Mos derdh lot moj nënë e mjera,
Unë për ty jetoj për hera
Me ty jam dimër e verë
Me ty jam vjeshtë e pranverë.
Kur të mbijnë lulet mbi varr
Ju merr erë dhe hiq do mall
Pranë varrit tim do të kesh lehtësi
Ilaç i shpirtit unë jam për ty.
Yll mbi yje tash jam në gjithësi
Natë e ditë të rri karshi.
Emrin Diellzë më pat lënë nëna
Ngroh si dielli, shndrij si hëna.
Kur të kthehesh prapë në shtëpi
Rreze dielli më ke përmbi.
Jam si hëna kur është e plotë
Të lutem nënë të mos derdhësh lot.
Babagjyshin shumë e dua
Unë për te nuk kam mbarua,
Fortë e fortë do të shtrëngoj
Nga përqafimi kurrë s’e lëshoj.
Alma Papamihali :
I nderuar z. Adem!
Pranoni ne shenjë respekti dhe solidarizimi me ju, vargjet e mëposhtme shkruar nga unë...
01-10-2008, 11:04pm
O DIELLZË E ARTË
Nëse një ditë, Diell s´do të shkëlqente,
yjet në qiell nuk do të shndrisnin,
dita nga nata ndryshim s´do të kishte,
ngrohtësinë nga kush do të prisnim?!
Nëse një ditë nuk u ndje Dielli,
ndodhi veç pak, për një moment,
për aq sa ujë kërkonin fushat,
për aq sa lotët mbushen lumenjtë...
Nëse një ditë, ti Diellzë e dashur
s´munde të jepesh ngrohtësi,
vetëm një moment rrezet i ndale,
sa të gjesh vend në përjetësi...
Me shpejtësi ti u ngjite atje lart,
siç dinë të ngjiten vetëm perënditë,
ndriçove engjëjt që ty të prisnin,
natën me yje e bëre ditë...
Dhe ja tek je tash në pavdekësi,
e ngjitur lart në qiellin blu,
Shqipeve Engjëj iu rri përbri,
të iu japësh jetë me sytë e tu...
Lexon e qeshë me gjyshin tënd,
sa miq të tjerë të janë shtuar,
oj Diellzë e artë, që nuk njeh dimër,
që kurrë s´do të ndalesh pa na ndriçuar...
Kushtuar engjëllit të përjetësisë Diellza Berisha...
me frymëzimin e një poeteje dhe me ndjesinë
e një prindi.
U prehtë në paqe engjëlli i artë!
Me shumë respekt dhe dashuri miqësore për familjen
dhe veçanërisht për babagjyshin, mikun Adem Berisha!
Shkruan: Ermira Masha
13 vjeçare , Bristol - Angli
D I E L L Z A SERAFIN
Kur shikoj
te faqja jote,
është një vajzë
shumë bukuroshe,
Sa shumë që lexoj
kureshtja më shtohet
dhe vazhdoj...
Diellza, quhet ajo
e bukur si engjëll,
por me ne nuk është
veç e dimë se na dëgjon.
Pse zoti u tregua i ashpër me ty
xhaxhi Adem?
Mbesën e bukur
dhe të mirë
e mori në
gjirin e vet.
Në parajsë ajo është
dhe ty të mbron,
ti shikon nga lartë
dhe për çdo gjë të ndihmon.
Fat të mirë
ti xhaxhi Adem ke,
se pa engjëllin
as tash nuk je.
Të mbron ajo
çdo herë,
sa herë që ti ke nevojë.
Unë dua ta njoh dhe fort ta përqafoj,
diçka t’i them :"ke një gjysh qe të kujton çdo herë!"
Sytë e saj të vegjël,
fytyra e saj e bardhë,
na bën të gjithëve
për të qarë.
Xhaxhi Adem
ti pranë ne na ke,
të duam si gjysh
qe të gjithë ne.
Për çdo gjë që ke nevojë
mbështetjen tonë e ke,
e ke në dorë.
Pranë ne na ke
të gjithëve na vije keq
që mbesa jote u tret kaq e re.
Ajo, engjëll tashmë është
dhe çdo njeri të mirë tash e mbron.
Ty çdo natë të shikon,
kur ti bije në gjumë, me dorë ta bën.
Yllin më të bukur ti shiko
por me Diellzen mos e krahaso.
Asgjë nuk është më e bukur
nga ajo ç’është e jotja.
Diçka Diellzes po i them:
"gjyshin tënd mbroje
sa të kenë jetë”!
Shkruar nga “MILKA” (Ermira Mashsa)
01:54 25/06/07
Rrebelja : Mirjeta Shala, Gjakovë :
BUZËQESHJA E SHUAR
Një lajm i kobshëm tronditi botën,
zogjtë e malit më nuk këndojnë,
lotët e nënës shpuan edhe tokën
për Diellzën e vogël të gjithë vajtojnë.
Ti shpejt u largove nga kjo botë
e shkove atje ku vetëm engjëjt shkojnë,
neve na le të lahemi në lot
vetëm me kujtimet tuaja të jetojmë.
Bashkë me buzëqeshjen tuaj
edhe buzëqeshja jonë u shua,
bashkë me gëzimet tuaja
edhe gëzimi jonë u largua.
Më pranvera nuk vije si dikur
e as lulet nuk kanë për të lulëzuar,
as bilbili më nuk ka për të kënduar
nga sot, çdo gjë ka ndryshuar.
Arlind Gashi, kl. VI-të fillore – Lipjan :
KERUBIMI
O engjëll në krahët e Zotit!
o yll i gjithësisë që shndrin,
ti je rrezja e Perëndisë,
ti zbukuron edhe gjithësinë.
Nëna ty të lindi
si një rreze diellore
e toka e zezë që të mori
të ka krijesë hyjnore.
Je shkëndija e ndezur
në zemrat tona prore,
je vetë qielli i kaltërsisë,
ti je një bukuroshe përrallore.
Je simfonia e shkruar
në nota e pentagrame,
je boria e anijeve gjigante
që çajnë dete dhe oqeane.
Motër si unë, mbesë si babushi Adem
më të mirë kush mund që të ketë?
shpejt na ike nga kjo botë
por në zemrat tona ke mbetur për jetë.
Diellzë, mua dhe babushit Adem
na është bëre një padrejtësi,
kur neve na le në të zezën tokë
e ti shkove diku në gjithësi.
Dy zemra që ndizen flakë
të kujt ato mund të jenë?
përgjigjja është shumë e saktë:
e imja dhe babushit Adem.
Lisiana Demiraj - Tiranë :
PËR DIELLZEN
Kur lindjes i vinte keq te të lindte
Ishte kohe tjetër ajo…
Ashtu veç i vinte keq
pa e ditur pse
se vdekja s’do e mendonte dhimbjen
qe ne zemrat e lodhura le…
O engjëll i vogël a na dëgjon
se veç për ty po thurim vargje sot,
ne zemër ne do te kemi gjithmonë
buzëqeshja jote e mire me ne jeton…
Ajo jeton, është veç bukuroshja e fjetur..
29. 06. 2009.
Loresa BERISHA - Tetovë:
DIELLZË, PSE DUHEJ TI TË VDISJE?!
engjëllusha e motrës,
Për ty lus perëndinë të ketë mëshirë
Diellzë o engjëll i dashur
më je shumë e shumë e mirë.
Ndjeva boten se ç’u nda ne zemrën time
ne copëza e grimca,
ah sa pak jetë me gëzime,
sa shumë vuajtje e lëndime.
Sa shumë duron shpirti
sa vështirë pajton trupin...
Të qoftë i lehtë dheu o engjëll i dashur
Shkruar nga Irena Haska – Tiranë :
28. 05. 2007.
Titulli: 28 Qershori Njevjetori i vdekjes se
me te dashurës sonë Diellza Berisha
Thu Jun 28, 2007 6:22 am
DIELLZA E DY BOTËVE
Ti tashmë je një engjëll,
diku atje lart,
mungesa jote ndihet kudo,
rreth e për qark.
Si sot ti nga këtu ke ikur
dhe ke lënë të dashurit tu
që lart drejt qiellit shikojnë
e me lot në sy të thonë:
O yll që prej andej ti shndrij
dy botëve t’u japësh shkëlqim,
njërës që tashmë e le në zi
dhe tjetrës atje në amshim.
_________________
Dhimbja ,tragjedia dhe urrejtja
shpejt ose vone kalojnë,
mirësia ,kujtimi dhe dashuria
janë te përjetshme
Sonila Memoci(**GISHTËZA**) për Diellzën :
ENGJËLL ERDHE, ENGJËLL SHKOVE
Erdhe si një engjëll në këtë botë
botë mizore por e ngrohtë
E gjithë njerëzia ty të donte shumë
Ishe shpirti i shpresës
ishe rreze drite
ishe gëzim i jetës
Si engjëll erdhe
në këtë jetë
e tek engjëjt shkove
Midis engjëjsh
do mbetesh përherë.
e dashura jonë Diellza.
---------------------------
Me shume dashuri për ty
Gishteza/Sonila Memoci, Belgjikë
Z E M Ë R B A R D H A
Do doja të thosha dy fjalë:
Jeton në zemrat tona
E bukur si gjithmonë
Lloj i veçantë në botë
Zemërbardha jonë
Ah .....jetë e padrejtë.
Sonila MEMOCI
Shaban Cakolli
---------------
DIELLZË 0J ENGJËLLUSHË
Serafin engjëll i zgjedhur
për ty shumë lot do të kisha derdhur,
por nuk duhet të qajmë jo
se as Zoti të dobëtit nuk i do.
Ti jeton o yll i dritës
në çdo varg të Adem Berishës,
vajza ndjehet si mbretëreshë
kur shkruan gjyshi për mbesë.
Porsi lulja kur çelë në agim
erdhe hyre në vargun tim,
vjen plot dritë porsi shkëndi
hijeshon vargjet në poezi.
Hijeshon kopshtet me lule t´njoma
si vyshkë vapa as si thanë bora,
sa herë shkruaj për lule të njoma
më thahet goja, më dridhet dora.
Zoti i madh ty të bekoftë
ne për ty do mbahemi të fortë,
dikush nesër, dikush sot
që të gjithë do vijmë në atë portë.
Njomzë e xhaxhit plot gjallërim
përherë do mbetesh në vargun tim
deri sa të shihemi në amshim.
Lexues të nderuar,
nëse ndonjëherë e kam pasur rëndë të shkruaj, atë peshë e ndjeva sot kur fillova të shkruaj këto vargje për ENGJËLLUSHEN DIELLZË.
E ndjeva një dhimbje në krahnor dhe nga brendia dukej sikur gufonte një llavë vullkani!
Megjithatë, ndjeva obligim dhe vendosa që edhe unë të thur disa vargje për këtë lule të bukur, lulen më të bukur të përjetësisë ku siç thotë edhe vetë baca Adem në një strofë të poezisë së tij, "Premia":
"Këtë lajm të zi po të merrte dielli
për një çast dritën do e ndalte,
obligim kish ndaj këtij ylli
një minutë dhe ai t’ia falte".
Këtë shpirt të njomë qëllimisht e quajta "Serafin" sepse serafinët janë engjëj që perëndia i zgjodhi të jenë në fronin e tij. Ata janë engjëj që janë vigjilentë dhe me shumë palë krah e sy të cilëve nuk iu shpëton asgjë nga vështrimi.
Diellza na vështron neve, jeton me ne, jeton në shpirtrat tonë , në poezitë tona të cilat nuk do vdesin kurrë.
Baca Adem duhet të krenohet që kishte fatin të ishte gjysh i këtij engjëlli, kurse juve të cilët/cilat gjetet kohë dhe vullnet të thurni vargje për Diellzen, zoti ju bekoftë dhe stolistë me gjithë të mirat që ai ka.
I juaji Shaban Cakolli, me qëndrim të përkohshëm në Gjermani.
Edona rexhepaj : dona_kica@hotmail.com :
Përshëndetje
Përmbajtja:
Fillimisht uroj të jeni mirë ju dhe familja juaj dhe uroj të keni një ditë të qetë dhe të hareshme!!
Unë mirë jam, po merrem me studimet ... arsyeja qe po ju shkruaj është shkrimi i disa vargjeve për Diellzen një ditë kur po e mendoja shumë dhe duke e menduar kam ndjerë dhimbje dhe në të njëjtën kohë edhe lumturi qe në këtë botë erdhi si një engjëll dhe si një engjëll iku. Mos ndjej pikëllim sepse ju e dini më së miri sa shumë vuajtje na servon jeta, të paktën Diellzen e ka kursyer zoti i madh nga ato dhe i ka dhënë privilegjin e të jetuarit me engjëjt!!!
ENGJËLLIT TIM
Horizont i ngushtuar
Fryma me zihet
Shi i rrëmbyeshëm troket në xham
Errësira ka mbështjellë çdo gjë
Me velin e saj të zi
Unë në skaj të botës strukur
Diellezën time mendoj...
Ditën që ike
Tokës një plagë iu shtua
Qiellit një festë
Që engjëllin në krahët e tij shtrëngoi
Vetmia mori fjalën
Shpirti puthi trishtimin
Vdekja të thirri
Në shtratin e saj të akullt të pushosh
Larg nga turma e të përvuajturve.
Si një anije në stuhi
Orvatem shtigjeve të jetës
Lutjet e mija trazojnë zemrën e
Detit
Britmat e mia tundin
Tokën
Zërin tim e njeh
Heshtja
Heshtja e kupton dhimbjen time
Asaj i flas edhe kur bota fle
Një ditë,
Një ditë
Rrugët e mia do më çojnë tek ti
Do të shtrëngoj fort
Përqafimi jonë do të jetë
Figurë e ngrirë në kohë,
Në përjetësi !
Një çast...
Një çast të vetëm
Dua t’i mbyll sytë dhe unë
Asgjë të mos ndjej
Vdekja nuk është humbja më e madhe
Në jetë
Të vdesim përbrenda derisa jetojmë
Është vdekje e dyfishtë
Nuk dua të ndjehem kështu, jo, jo
Krenaria ime është më e madhe se pikëllimi
Dashuria ime është forca ime
S’ do lejoj jetën të më mposhtë
Të më hedh pamëshirshëm
Shkëmbinjve të thepisur
Të vuajtjes
Jo
Jam asht i fortë unë
Jeta ime është luftë
Unë, ushtar i kohës së pakohë
Do ngre lapidar dashurie në emër të dashurisë
Se unë e desha përtej Vdekjes engjëllin tim
Do ngre lapidar lotësh të kristaltë
Se unë qava me shpirt për engjëllin tim
Diellza ime, frymë e shpirtit tim
E d o n a R e x h e p a j
nga (Edona) 20 Mar.2008 at 22:34
ASAJ QË IKU
Dallgë e trazuar lozë me erën
Ikje e saj çmëndi kohërat plot egërsi
Enigmë e fatit pamëshirshëm më goditi
Lakuriqësi e jetës tallet me ironi
Lermëni të hy në varr edhe unë
Ëndrrat në mbeturina historie le të më harrohen
Zogjtë do të kenë ikur larg pastaj
Asaj, në vjeshtën e vonë, ngadalë do t’i afrohem!
Kotelja(Edona)
Admin
PERËNDIM I HESHTUR
Dalëngadalë po binte muzgu
Ishte hera e parë kur mbrëmja ndjeu mungesën tënde
Endërrat në gjumë u përkundën para se të binte nata
Lindje më s’do kishte se dielli përgjithmonë po perëndonte!
Lutesha të shihja veç edhe një herë lodrimin prej drenushe
E ata sy margaritarë të shkrinin ajsbergun që mes akrepash pushonte
Zërin tim e mbyti heshtja, tani veç nga imazhi yt mrekullohem
A thua në sytë e tu të kenë harruar diellin stina qe përjetë të më ngrohte?
_________________
Nëse për boten je asgjë, e gjithë bota je për dikë!
Ishte dimër i gjatë ky, sikur jetoi përjetësisht!
Akulli ka mbushur te çarat e jetës, blerimin ka flakur tutje...
Hap dritaren ne mëngjes, bora bie ne toke pa u ndjere, qetësi përmbytse!
Kërkoj një zë, kërkoj një fjale... rreth meje askush, ç' trishtim!
Dua te marr fryme, te mbush mushkëritë me ajrin e lumturisë qe me falje ti!
Dua te të shtrëngoj fort, te ndjej zemrën qe me qohet peshe nga gëzimi qe veç sytë e tu ma falnin! Pastaj dua te shëtisim bashke ne natyre, ta dëftoj jetën dhe margaritarët e saj, por edhe për një mijë mjerimet qe ka, qe sa here vijnë, trishtimin sjellin me vete. Dua te të bej një Amazonë te vërtete! Te bësh hapa te mëdhenj në jete!
Dua... !
Dua ti mbyll sytë. Te ëndërroj sikur je këtu. Sikur ke shkrire akujt e te ftohtin. Sikur ke sjelle diellin, Diellza ime! Sikur lulet te kenë shpërndarë polenin ngado. Sikur buzëqeshja jote te kenë pushtuar botën, të kenë zhdukur dhimbjen, largësitë dhe mallin... Do flakja tutje çdo gjë veç te dëgjoja zërin tënd prej kanarine, te ledhatoja flokun tënd prej mëndafshi, te puthja duart tua te vogla e te bardha... e bardha ime, e ëndërrta ime!
Tik-taket mezi lëvizin, janë rënduar aq shumë... unë mbyll dritaren me sytë e ulur përtokë, sikur dua ti them jetës: c' faj po paguaj që po ma bën gjithë këtë?!
Gjendem mes katër muresh. Shoh për rreth, ndjej te ftohtin ne palce, ndjej se me është shembur bota mbi koke! Pse nuk futesh nga ajo dere, siç beje dikur, te me përqafosh një here te vetme dhe pastaj kthehu prapë ne qiellin tënd, tek engjëjt e perëndisë! Çfarë t’i them zemrës që po mërzitet kaq shume pa ty? Çfarë të iu them lotëve, qe dalin për ty? Çfarë ti them
familjes, e cila nuk di te gëzojë që kur ike ti?
Shtrihem, sikur te mos kem dëshire te ngrihem me! Sepse me e madhe se
jeta është dëshira për te të pasur pranë, engjëlli im! Ti ishe gëzimi im kur hapja sytë ne mëngjes, ti ishe parajsa ime kur bashke me mbrëmjen vija ne shtëpi. Me ty jeta ishte e bukur!
Ndjej se do te çmendem, se nga nevoja për ty do te çoroditem, se nga malli për ty do te digjem, se nga goditjet e jetës do te bëhem hi! Ah... vogëlushe!
Veç sikur ta dije sa te vështire e kam!!!
Ne çdo hap je ti! Ne çdo ëndërr je ti! Ne çdo lot je ti!
Unë jetoj sikur te ishe këtu. Te puth kur zgjohem, kujdesem për ty, me merr malli për ty kur jam larg dhomës ku ti mbyllje syçkat e vogla plot jete! Syçkat e kaltra! Te thella si deti! Vezulluese si dielli!
Jam me ty ngado, sepse ti je brenda meje, fryme e shpirtit tim! Ne çdo fëmije te lumtur shoh pak nga ty. Ne çdo buzëqeshje ndjej ngrohtësinë tende. Ne çdo feste, festoj për ty! Kështu ka qenë qe kur ike... dhe kështu do te jete gjithmonë!
Bota ime mban emrin Diell, mban emrin Yll!
Ti je si zjarri qe me djeg. Ti je hëna qe i bën drite netëve te mia. Ti je shpirti i shpirtit tim!
Mëngjeset do te rendin njeri pas tjetrit, duke zhdukur netët nga horizonti.
Dielli do te lind e perëndojë përsëri, sa ne njërin qosh te botes sa ne tjetrin. Lulet do te qelin ne pranvere, fluturat do te rrahin krahët ne qiellin e kaltër, pranë teje.
Unë do te jem këtu, ku ti mësove fjalën e parë, ku ti bere hapin e parë ne jetë! Do te jem këtu, ku ndritje ti.
E ti, edhe nga atje lart, vazhdon te na spërkatesh me shkëndijat tua, vazhdon ti jepesh kuptimin jetës time, vazhdon te shkrish akujt e jetës, vazhdon te me jepesh fryme!
Sa lakmi i kam qiellit qe te mban ne gji, sa lakmi u kam engjëjve me të cilët hedh vallen e parajsës, sa lakmi iu kam yjeve qe te kanë pranë! Por, e di çfarë e dashur? unë nga këtu shoh qiellin dhe e di kur je e lumtur, e di edhe kur qielli qan për mua - qe pa ty mbeta! Nga këtu, kur bota fle, fshehurazi unë dal te shoh vezullimën e yjeve dhe përpiqem të gjej se cili prej tyre je ti! Dhe ti je secili! Dhe ti je ngado e kudo! Ndjeva qe buzëqesha lehtë! Ndjeva zemrën qe me rrahu hovshëm, sepse unë jam i lumtur qe kam një Diell timin, qe kam një Yll, qe kam një Hënë! Unë jam i lumtur qe ti me fal buzëqeshje, ngrohtësi dhe dashuri!
_________________ Edona Rexhepaj
Nëse për botën je asgjë, e gjithë bota je për dikë!
Nga Lediana Kapaj :
DIELLZË, YLL I PASHUAR
Përse vallë kaq shumë dhimbje,
kush e dënoj njerëzimin,
pse parajsën e krijuan
pse disa morën ndëshkimin?!
Nuk e di moj vogëlushe,
nuk e di dot si të them,
ti me pyetje më mbulon
dhe në shpirt loti më vjen....
S'jam e zonja te shpjegoj,
padrejtësitë qe i mban bota,
di të them që shumë të dua,
nuk i kam fjalët te kota...
Diellzë e vogël më jep dorën,
te ta puth, te ta lëmoj,
vërtetë gjera plot nuk di,
plot të tjera dot s'tregoj....
Ti më pyet e më pyet,
pse kjo ndodhë, pse kaq më dhëmb,
çfarë të them ty vogëlushe,
do të doja të isha shkëmb...!!
Para teje s'mund të qaj,
nuk e di si nuk shpërthej,
nuk e di pse kaq durojmë
nuk e di...pse te gënjej!
Dhe në veshin tënd ngadalë,
befas pëshpëris ca fjalë,
"do shërohesh vogëlushe
dhe ne krahë do te të marr".
Ti moj hije e mallkuar,
afër shtratit mos qëndro,
miken time më të shtrenjtë,
nga këto pranga ma liro....
Zot i madh që më shikon,
sot dëgjoje lutjen time,
falja jetën këtij engjëlli,
mos na jep vetëm hidhërime...
Lere zemrën fort ti rrahë,
lere botën ta shijojë,
lere të qesh e mos të qajë,
lere dritën ta shikojë...
Lere të rritet ngadalë,
jo, nuk mundesh dot ta marrësh,
te ty at i madh besoj,
dhe të lutem të më falësh...
Por jeta nuk pyet dhe na merr edhe ata që na
janë aq të shtrenjtë në zemër!!!!
Sa i fortë është njeriu....Jeton mes të gjallëve duke
duruar dhimbjen por në të vërtetë ndjehet i vdekur!
Nga Lediana Kapaj:
AH, VOGLUSHE DIELLZË...
Ati im sa shumë tu luta,
por ti s'munde të dëgjoje,
para teje gjunjët vura,
qe një lule të shëroje....
A nuk je kaq i fuqishëm,
a nuk komandon ti vallë,
pse harrove lutjen time,
pse le hijen që ta marrë?!
A mos vallë e bëre yll,
që në mes të natës ndriçojnë,
a mos vallë e bëre engjëll,
ta dinë prindërit që sot vajtojnë?!
At i madh të kam besuar,
të jam lutur, përgjëruar,
pse për Diellzen nuk veprove,
pse ti vdekjen se ndërshkove?!
Lot po derdh moj bukuroshe,
sa shumë zemra po më dhëmb,
pse duruaka kaq njeriu,
pse nuk shndërrohemi në shkëmb?!
Do të doja Diellze e vogël,
flokët e tu të puthja lehtë,
mu betove që s'do ikje,
pse më le te rri unë vet?
Do të doja mikja vogël,
te të jepja ditët e mia,
nuk janë fjale të thëna koti,
janë nga zemra, vet dashuria!
I nderuar Zoti dhe Miku im i Madh Adem Berisha!
Ju lutem të pranoni këto vargje në shenjë respekti,
dashurie dhe dhimbjeje për mbesën tuaj....Për Një Yll
Të Pashuar në gjithësinë e Parajsës.
Me shumë respekt nga
Lediana Kapaj
Arjola Ziu, Elbasan /SIHANA/ për DIELLZEN
Titulli: 28 Qershori Njëvjetori i vdekjes se me te dashurës
sonë Diellza Berisha Wed Jun 27, 2007 2:17 pm
PËR TY OJ MOTËR DIELLZA
Për ty oj motër që tani më nuk je
edhe lulet petalet po i lëshojnë një e nga një.
Kanë kaluar vite e ty s’të kam harruar,
buzëqeshja jote akoma më rri ndër sy.
Të gjithë të kujtojnë me lot në sy,
kujtojnë momentet që kaluan me ty.
Ke lënë shumë njerëz qe të kanë dashur e akoma të duan,
ke hapur plagë në zemër e lotët nuk kanë shteruar.
Për jetë e mot do të kujtojnë gjithnjë
derisa edhe ne të mos vijmë tek ti
E paharruar do të mbesësh gjithmonë,
Ti oj e dashura Diellza e jonë.
Për Diellzen nga Arjola Ziu, Elbasan /SIHANA/
Titulli: DIELLZUSHA E MOTRËS Today at 11:00 am
DIELLZUSHA E MOTRËS
Drita e syve tu si rreze dielli
Jeton akoma në shpirtrat tanë
Erën tënde akoma s’e kemi harruar
Llokume e ëmbëlsirë je si gjithmonë,
Zambak i bardhë në zemrat tona
Ashtu e bukur siç ishe gjithmonë.
Arjola Ziu – Elbasan:
KA VITE
Ka vite që në bankën tënde janë vendosur lule
e çanta jote ma librat nuk i ndërron,
ka vite që në karrigen tënde më nuk u ule
atë, me lot në sy mësuesja e shikon.
Ka vite, ditari emrin tënd nuk mbanë,
mësueses më nuk i përgjigjesh në mësim,
shoqeve përreth përherë ti iu mungon
vragë të pashlyer ke lënë, thellë në shpirtin tim.
Ka vite, lotët në fytyrë nuk na janë tharë
për dy engjëj që tashmë nuk janë,
oj Diellzë, oj Erë, ishe vajzë e mbarë
jeta pa juve, na është bërë e rëndë.
Kaluan vite, por kujtimin për ju të freskët e mbaj
Ani pse pa ju, të rëndë jetën e kam,
e tash, unë së shkruari kurrë nuk do të pushoj
për Diellzen dhe Erën, që gjithmonë i ndiej pranë.
nga jam_buli :
Re: DIELLZA NESER KA DITËLINDJEN
prej Tu 01 Jan. 2008, 01:15
TË FESTOJMË PA LOT NË SY
Shkrimin tim të parë
të shkruar në 2008,
e nisa me poezinë në radhë
për një mik të vërtetë.
Ai është Adem Berisha,
një poet bashkëkohorë,
këtë vit me të dhe për të e nisa
kjo është e tëra që unë kam në dorë.
Vëlla Adem, lot tek ti nuk dua të shoh
por as pikëllimin që ata i sjell,
ti je gjyshi më krenar që njoh
Diellza, edhe mua para sysh më del.
Të ruajmë kujtimin për këtë engjëll
por jo me lot në sy
se Diellza vetëm jetë ka ndërruar
ajo është engjëll, gjallon në përjetësi.
Sintagma që ju theksoni
shumë realiste tingëllon,
vërtetë sa kujtimi për të
aq edhe vetë njeriu jeton.
pra, ajo jeton me ne, me ju, me të gjithë....
__________________________________________________
"Njeriu jeton për aq sa do të jetojë kujtimi për te"
(Adem Berisha)
me shumë respekt për poetin
vëllain dhe mikun e nderuar
Adem Berisha
nga
jam_buli
1.janar 2008
ora 01.12 minuta!
=========================
Agim METBALA:
Dje, 03:20 PM #7
Anëtarësuar: Sep 2008
Postime: 2,317
Mik i nderuar Adem BERISHA, në vend se t'Ju
uroj ditëlindjen egjëllushes suaj, ashtu e deshi Zoti
i madh, që në ditëlindjen e Saj të katërmbëdhjetë,
t'Ju shpreh ngushëllimet e mija të thella e të pastra
të përzier me lot dhembjeje...
Paqit forcë e ta përballoni humbjen e madhe
dhe dhembjen e pashërueshme...
VESË MËNGJESORE
Drita shkëlqeu mbi ballin tënd
Ishe e njomë si vesa mëngjesore
Elegante si flutura pikaloshe mbi lule
Llastuar me maturi të skajshme
Zi, blozë zemra e të dashurve Tu
Ani, vet Zoti të deshti engjëllushë e shkruar
xheladin HAMZA :
02-10-2008, 03:57 #55
i/e regjistruar
Anëtarësuar: 16-09-2005
Vendndodhja: Rahovec - Kosovë
Postime: 147
AROMA E DIELLZËS
Një trëndafil i kuq
I këputur në rrënjë
Me petale të lagura
Me lotët e nxënësve
Ri në bankën e zbrazët
Bash aty ku dikur Diellza ulej...
Aromën e ndjejnë
Nxënësit dhe mësuesit
Të shkollës së Diellzës...
Gjatë orarit të mësimeve
Në klasën e saj me lot në sy
Shpirti i saj vije çdo ditë
Shoqeve dhe shokëve u thotë:
“JA EDHE UNË JAM KËTU, ME JU!”
shkruan: xheladin hamza
/Kushtuar mbesës së Adem Berishës, Diellzës së ndjerë/
ZËRIN TA DËGJOJ VETËM NË ËNDRRAT
Deti akoma do të mbushet me lot nga sytë e mi
I lëshoj mendimet të vrapojnë njëri pas tjetrit
E mua këmbët më dridhen e ngadalë më lëshojnë
Llamba mbanë dritën e ndezur si shpirti që ndritë
Ëëë nuk dua të vajtoj, por zemra dhe shpirti më qanë
Zërin ta dëgjoj vetëm në ëndrrat e rënda pambarim
Ah, sikur të ishte kjo jetë vetëm një ëndërr e pavërtetë...
Naser Gashi – Naki:
DIELLZA, SHPIRTI I SHPIRTIT
Ti ike udhës së pafundme
ku zverdhin drurët gjetherënës,
mbi gjokse pellgjesh tani tundet
i arti medaljon i hënës.
Na harrove??
mbase nga mbrëmja e kripur buzë detit,
mos vallë fole me sirenën e mbrëmjes
u bere xheloze??
Lejlekët ikën
fill pas teje.
Si stof i keq u zbeh blerimi,
dhe toka, pylli, reja... ngjajnë
me negativin e një filmi.
Unë jam këtu
muzg i trisht pa ty.
Ti, heshtja ime
pa forcë te fshije tek ty
harresën e pluhurit.
C' te bëj, po them me veten time
ne këtë orë të vonë të muzgut,
kur zemra ime bën shkrime,
të lashta sa të Gjon Buzukut?
Do të shkoj të ulem tek kopshti,
të ndiej aromën e luleve që ti doje shumë,
në grykë e di qe do të më ngelet
I ftohtë medaljoni i hënës.
Bacë,këtë poezi ia kushtova Diellzës dhe të kerkoj falje baca
Adem ty dhe tërë familjes suaj sepse ndoshta ju kam bërë të
nxirrni lot por të tilla porosi sot po na japin edhe shumë Diellëza
anembanë Kosovës...
Bacë, unë ty të lutem mos pusho kurrë, vazhdo bacë të shkruash
për këtë ENGJËLL të quajtur DIELLEZA, vazhdo... bacë të lutem.
I juaji Naki
Ferit RAMADANI :
ÇKA TË THEM
Unë nuk kam çka të them ty Adem Berisha
se qershorin qyshkur e ndjej edhe unë si ti,
kam parë se shumë njerëz janë të egër si bisha
e nuk mendojnë që krijojnë gjámë e zi!
Unë nuk kam çka të them ty Adem Berisha
por “Pirgut të dhimbjes” iu shtua një kaptinë
aty nis e gufon dhimbja dhe malli për Diellzën
aty ku unë e ti me mall e dhimbje netët i gdhijmë!
Unë nuk kam çka të them Adem Berisha
trembëdhjetë vite nuk dola dot nga lëkura
edhe bonjakë rrita në sofrën e zbrazët të agimeve
por mbijetova kur flisja me burra!
Unë nuk kam çka të them Adem Berisha
syri m'u përlot e fjalët malli mi ndali!
E di sa të dhemb Diellza - ylli i agimit!
Unë dëgjoj pa pra zërin që më vjen nga gruaja e djali ...!
------------------------------------------------------------------------------------------------
nga Ahmet OSMANI alias Sofra prej Sat Jun 28, 2008 1:15pm
Dy vjet pa më të dashurën Diellzë
Në këtë moment jemi disa anëtarë nga forumi i jonë 'Bashkimi Kombëtarë në vizitë tek familja e Bacës Adem Berisha për ta ndarë dhimbjen bashkërisht për Diellzën.
Le të mbetet kjo një poezi për engjëllin Diellzë e që i kushtohet nga Stafi i forumit bashkimi kombëtar në shenjë nderi, dhimbje dhe përkujtimi ...
Ahmet Osmani:
TË ECET PA TY?!
Ike nga kopshti ynë gjelbrosh
kur në lulëkuqe pritej buzëqeshja
t'u bënë me mijëra lutje të rrosh
nga shoqet, oborri, familja...
Ike nga ne, nga shkolla, klasa
kujtim neve na le librezën me pesa
Kullën e familjes e le në kujtime
kur ishe mes nesh e ëmbël ishte jeta
E shtunë sot, familja të përkujton
të ecim pa ty zemra nuk duron.
Sikur të ktheheshe ndër ne Diellzë
asgjë pa bërë nuk do të linim në jetë
Rrugët e jetës na presin neve tok
Cicërima e zogjve në vendlindje të pret,
Në këtë të shtunë ti ndjehesh mes nesh
drejt gurthemelit ku i le kujtimet.
Vitet do kalonin, si ditët pranverore
një ditë do bëheshe nuse në katund
një dasmë do fillonte me valle prore
me krushq lirie si lum i pafund
Sot ndër ne dallojnë karakteret,
ka njerëz të gjymtë, pa sy që përpëliten
Edhe pa Diellzën duhet mësuar të ecet
Pa Diellzën - dritë
me kujtimin- vullkan.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Është diçka që vlen...
më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Poeti Hajrushi, Ferizaj :
Me diellin në perëndim!
Anëtarësuar: 18-03-2003
Vendndodhja: Ferizaj-Kosovë
Postime: 1,988
Z. Adem, e ndjeva të nevojshme ti vej ca fjale nga zemra ne letër:
A VDESIN ENGJUJT?
Engjëjt kurrë nuk vdesin jo
Ata janë pjese e jetës sonë
Dhe kudo qe jemi e kudo qe shkojmë
Me ne do te jetojnë!
Engjëjt jo nuk vdesin, Diellza - engjëll
Sepse ti jeton ne zemrat tona
Dhe kujtimi për ty do mbetet i gjallë
Në mendjen tonë do të jehojë jehona!
Ti jo nuk vdiqe o engjëll i bardhë
Sepse engjëjt nuk vdesin kurrë!
__________________
Yesterday, 11:36 PM #14
Agim GASHI - Dremica Francë
Junior Member
Join Date: Nov 2009
Posts: 15
AJO IKU NE PAVDEKËSI
E di që zemra e zemrës te iku,
- po ti qëndro lum miku !
E di që drita e syve te iku
- po ti qendro lum miku.
E di që lulja e pranverës te iku
- po ti qendro lum miku !
I fortë qendro or mik ti
se Djellëza iku në pavdekësi !
LETER NGA JOE U.S.A
Mr. Adem Berisha
nga Joe Yesterday at 12:03
Mr Adem,
I proudly served in Kosovo. I'm so happy. I actually cried (don't tell my son, daddy never cries!).
I feel like my service is making a difference. I love Kosovo, I love the Albanian people, the culture. Having learned a lot while serving there and the years since.
I have been informed by Naki about your niece and really when i saw those peoms and lot of words by other I actually cried too.
Mr Adem, your niece and every citizen of Kosovo is a participant in this big day for all of you Independence of Kosovo. I know i am father too and i feel the same like you this celebration has a pain too you because Diellza fisically wasn't there in streets to celebrate too, but your niece was with all this people and brothers saying those great words Kosove Gezuar Pavaresine..
PS/ naki please be so kind and translate this post into albanian language for Mr Adem Berisha and let him know that Joe is with you in happy days and sad days
PS/ Naki te lutem përkthe këtë postimin tim ne gjuhen shqipe për z. Adem Berisha dhe i bej me dije atij se Joe është me ty ne ditët e gëzuara dhe te hidhura.
Joe USA
Guest
Z. Adem,
Me krenari kam shërbyer në Kosovë. Jam shumë i lumtur. Kam qarë ( Mos thuaj biri im , babi kurrë nuk qanë!).Po ndihem sikur shërbimi im ka bere një ndryshim. E dua Kosovën, e dua popullin shqiptar, kulturën. Kam mësuar shumë përderisa kam shërbyer atje në vitet e kaluara.
Kam qenë i informuar nga Naki për mbesën tuaj dhe sinqerisht kur pashë këto poezi dhe shumë fjalë te të tjerëve, kam qarë dhe unë.
Z. Adem, mbesa juaj dhe çdo qytetar i Kosovës është një pjesëmarrës për këtë ditë të madhe për të gjithë juve, Pavarësinë e Kosovës. Unë e di, se edhe unë jam baba dhe ndjej njësoj si ju, kjo kremte për ju ka pasur një dhimbje sepse mbesa juaj fizikisht ka munguar të jetë në rrugë e të festojë por mbesa juaj është me te gjithë këta njerëz dhe vëllezërit e saj duke thënë fjalët e mëdha: Kosovë Gëzuar Pavarësinë...
Përktheu Naser Gashi, NAKI
=======================
Dardan Gashi – Wien :
MOS TË LODHË VUAJTJA, ...
Pse po tretem as vetë nuk e di,
pse po vuaj prore në jetë?
a thua siç isha, mund të jem përsëri,
apo kot po e ushqej këtë shpresë.
Marr në dorë kitarën time,
mundohem të mposhtë vetminë,
mendja më tretë në Kosovën trime
dhe mbarë nënë Shqipërinë.
Posa gjeta qetësinë e në këngë unë u treta
mu ringjall kujtimi për një engjëll të rrallë,
për një hyjneshë me emrin e saj Diellza
më mbushi dhimbje, më mbushi plot me mall.
Unë, nuk e njoha Diellzen as fëmijërinë e sajë,
për te mësova pikërisht në një forum.
Lexova për fatkeqësinë e ndodhur, pse vallë!
ah..., jeta rëndom, sjell të papritura shumë.
Kjo “botë e rrejshme" vërtetë shumë e ndytë,
pse të merr Diellzen në fëmijëri të sajë?!!!
pse vallë të jetë kaq e pamëshirë e fare e pashpirt?!!!
e ne plot një jetë ta kujtojmë me lot e me vajë.
Kur fotot e saj i shikoj në forum,
parafytyroj këtë qenie engjëllore,
pranë gjyshit të vet duket e bukur edhe më shumë
për Diellzen, xhaxhi Adem s’pushon së shkruari prore...
Me strofën e fundit të këtyre vargjeve të mia,
i drejtohem xhaxhit Adem me plot respekt,
të mos e lodhë vuajtja, të mos e lodhë mërzia
nga thellësia e zemrës, i dëshiroj shëndet.
PËR JU VËLLA ADEM BERISHA
Si të pushoj së shkruari kush do të më thotë vallë?
lexoj vargjet Tuaja, mbushem plot me mall.
Shkruani lirshëm, ëmbël, realist je prore në jetë,
të lumtë vëlla Adem Berisha, për Ju kam shumë respekt.
Sido qe të shkruani, vargu juaj shpirtin më shëron,
por e di se dhimbja, malli e mërzia, prore ju shoqëron.
Diellza iku nga ne por, ajo vetëm jetë ka ndërruar,
ajo jeton me ne, bashkë me këtë varg të shkruar.
Vargjet tuaja të bukura i lexoj me shumë kënaqësi
dhimbjet së bashku do t’i ndanim po të kishte mundësi.
Por, me çfarëdo në jetë perëndia që të na provonte,
me të duhet pajtuar, im gjysh mua kështu më mësonte.
Si çdo herë, edhe kësaj radhe me plot respekt
uroj që ju Adem Berisha, prore të keni shëndet.
Për vargjet që shkruani lartë jeni të vlerësuar,
yll të pashuar të kemi, ju këtë e keni dëshmuar.
Shkrova këto vargje për të shprehur solidarizimin tim por edhe
për respektin që kam për ju i nderuari vëlla Adem Berisha.
I juaji, Dardan Gashi, Wien
Verë PEJA (Berisha) komentoi ne fotografinë tuaj :
Kushtuar mbesës së vogël, te xhaxhi Adem Berishës
(është shumë pak kjo që kam thënë, në krahasim me atë që ndiej)
LOTI I SHPIRTIT
Të lotoj s'dua,
por s'e ndaloj dot lotin e shpirtit...
S'dua t'a trazoj qetësinë,
mision tënd prej engjëlli..
Ike nga e përkohshmja,
të jetosh në përjetësi...
Ike të engjëjt,
te dielli,te hëna,te yjet...
Diku në mesin e tyre hedhë valle,
ndriçon, farfurinë...
I vë veshin puhisë pranverore,
luleve shumëngjyrash emrin Diellza peshpërijnë...
Pusho në paqe,engjëllushe!
Skender BRAKA :
ME VINI MBI KOKE NJE LULE SHQIPERIE - POEZI:
Zemërbardha ime...( Mbesës së bacë Adem Berishës, mikut tim te shtrenjtë e cila mbylli sytë që të prehet e qetë . Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj.)
ZEMËRBARDHA IME...
Kush ia këputi lulen kopshtit?
kush ia piu ujin burimit?
kush ia thau ...pikën e lotit?
për “Zemërbardhën” këtij gjyshit?
Nga dhimbja syri sa s'pëlcet
dhe zemra dridhet plotë trishtim.
O det, o valë me lerë të qetë,
në qiell kam ngjitur shpirtin tim.
Diellza ime me dritë dielli
engjëll drite krahë shkruar,
si më ike oj manushaqe?
pse më le kështu të vetmuar?
Eja një herë të prek në ballë
të puth dy syçkat plotë shkëlqim.
Pa të tregoj edhe një përrallë
e qetë të flesh o shpirti tim.
Të pres me mall që të takoj,
të puth një herë doçkën e zjarrtë,
më pas zoti vet ku të dojë
të më shpjerë në ferr a në parajsë
SKËNDER BRAKA :
Një lule në përjetësi...... [HQ]
nga Skender Braka (videot) 06 shtator 2010.
3:11
Dedikuar mbesës së mikut tonë të madh
Adem Berisha.
Ju lutem gjithë miqve te mi ta shpërndajnë këtë video.
NJË LULE NË PËRJETËSI
Mbi gonxhe lulesh heshtja ra
dhe vesa ngriu mbi bar të njomë,
shteroi burimi tek një krua
një dhimbje shpirti me zë rënkon.
Nga dhimbja syri sa s'pëlcet
zemra dridhet me plotë trishtim,
o det! o valë! më lerë të qetë,
në qiell kam ngjitur shpirtin tim.
Më iku engjëll i zëmrës sime
mes lulesh lartë diku m'u tret,
nga përjetësia me një zë qiellor
shpenguar qesh dhe më thërret.
E bukura ime zemërbardha
si lule mu kthe në agim,
të puth një herë sytë e kristaltë,
me zërin tënd, ngroh shpirtin tim.
Mes lulesh eja cicëro,
aromën tënde mbill ndër male
me një tufë librash në dorë fluturo
bukuroshja ime, eja si sorkadhe.
RIZA ÇATO :
25-09-2010, 13:49 #116
E dua letërsinë
Anëtarësuar: 17-05-2008
Postime: 2,098
forumishqiptar.com
I pa harruar kujtimii Diellzës...
AH, SHTATOR .........
Ah, shtator të lutem bëre gjëmë,
Ç'qe kjo vjeshtë e zezë që solli zi.
Diellza ishte yll e ishte hënë
Ishte foshnjë e larë me flori.
Si s'mendove pak për të tjerë,
Nënë, babë, gjysh e kushëri.
Ah, moj Diellzë ti mbylle çdo derë
Edhe pranvera na duket stuhi.
Ah, shtator çfarë pate veç ma thua,
Vërtetë vjeshtë që gjethet zë e rrëzon.
Diellza ishte si një kokërr ftua
Edhe në varr aromë kundërmon....
I pa harruar kujtimi i Diellzës në shekuj.
U preftë i qetë shpirti i saj i kristaltë.....
--------------------------------------------------------------------
MIFTAR KRYEZIU :
në mes Ti dhe Miftar Kryeziu
Qershor 27 në orën 4:06.PD
S'JAM HESHTJE JETE
(Diellzës - që magjepsi Kopshtin e Edenit)
GJYSHI !
Ai mëngjes pa formë kur fërkoi sytë
horizonti se ç‘pësoi rrudhje
Nga buzët m'u shkëput
nektar i blertë pranvere
Kornizave të anshme
lulet rreth meje ulën kokën
Në imazhin e një udhëkryqi
dukej se përdridhej deti
Mëshirohej, njollosej, vruktohej
përplasej, përmbysej, reflektohej
Në mes valëve të shkapërderdhura
S'kuptuam GJYSHI as Unë as Ti
Kur zure vajin atë stinë
Mua më plasaritën buzët
Tani sa herë m’përgjëron sypërlotur
dora ime kërkon ndjesë nga ti
Se jam shndërruar në një rreze DIELLI
Dhe përherë ndriçoj një copë QIELLI
I shtrenjti im - GJYSHI !!!
BAFTIJE Idriz KUPA - Tiranë
ENGJËLLI FLET
Linda e vetme
Për te jetuar me njerëz
Fati im kishte qenë ndryshe
Zoti tash më ka bërë engjëll.
E di, …………..
Shumë njerëz zemrën kanë të vrarë,
Nuk janë më siç ishin dikur,
Janë plakur, flokët ‘u janë zbardhë borë
Duke më njomur, duke më kujtuar
Në çdo përvjetor.
Më kanë kujtuar mbi mermerin tim
Ku gjyshi me afsh më ka shkruar:
“O Dielleza ime! shumë jam përmalluar”.
Mbi varr sot
Dëgjoj me mijëra fjalë
………………………………….
Nëpërmjet tyre
Vezullimin e diellit kam përballë.
“O Miq të dashur! unë tash jam shehid
Dhe për ju do të ndërmjetësoj një ditë”.
O Diellza! Më lejo të qaj sot mbi varr
Se ty të kisha më të bukurin engjëll!
Tash i gjithë trupi më ka marr zjarr
Një thikë të helmuar, të ngulitur kam në zemër.
Bati Kupa, Sauk - Tiranë
Miradie Zymberi-Avdullahu:
YLL NË PËRJETËSI
(Përkushtim për mbesën e Bacës, Adem Berisha,
Diellza A. Berisha, 29. 09. 1995 - 28. 06. 2006)
O gjysh! Drejto shikimin njëherë nga qielli
kaltërsinë me vëmendje vështro!
Shiko rrezen më dritëdhënëse të këtij dielli
sa këndshëm gjithë shpirtrat po ngrohë.
Kur në mbrëmje dielli perëndon
ti o gjysh i dashur mos u pikëllo!
Ke një yll të pashuar që s’pushon
të shndrijë, të ngroh e që fort të do.
Tashmë që e gjithë neve është një mrekulli
shikimin shigjetë drejt teje ka fokusuar,
kjo engjëllushë e vogël lart mbi re po rri
babushin e vetë të shtrenjtë duke vështruar.
Është kjo Diellza e vogël e jona
emrin e të vetmit diell që mbanë
me rrënjë të thella në shpirtrat e zemrat tona
dita, nata, shiu, e as bora prej nesh s’e ndanë.
Po, një lule la lulishten të ikte në përjetësi
shumë të tjerave atje për të iu bashkuar
duke lënë pas aromë, ngrohtësi e dashuri
bashkë me krenarinë dhe pikëllimin e pashuar.,
Me ndjesinë prindore dhe respekt për bacë Ademin
Miradie Zamberi-Avdullahu
Teuta Shala Qyteza komentoi
në fotografinë tuaj.
Teuta shkroi:
ENGJËLLUSHE LART MBI PISHA
Engjëllushe Diellzë Berisha...
qe na ike pa u rritur...
atje lart... mbi mal me pisha,
gonxhe je, s'ke për tu fishkur!!
Ne familje e miqësi
Ti ke mbetur si një princeshë,
si një lule plot freski,
me krahë të bardhe,si engjëll veshë...
Edhe tash,Ti je mes nesh
për Ty lutemi, e Ti për ne!
në vatrën tënde Ti "mbaj vesh"
iu shëro zemrat me hare!!
Me dashuri prej nëne, lotoj për Ty,
Diellzë e vogël...
Pushofsh ne paqe e vogla ime!!
Merita Lulaj-Bregu:
ENGJËJT S’KANË VDEKJE, KANË PËRJETËSINË
Kushtuar engjëllit të përjetësisë
Diellza Berisha
Në ditët e fundit atij shtatori të ngrohtë
u linde ti engjëllushe, zoti të bekoftë.
Një motër në mes dy vëllezërve si një luleborë
erdhe pranë familjes tamam si një meteor.
Me emrin Diellzë të pagëzuan për jetë,
rrezeve të diellit ti iu ngjasoje vërtetë.
I gëzove të gjithë, vëllezërit edhe prindërit
butësisht gjyshi të përkëdhelte ty oj lulja e blirit.
Më e bukura në shkollë, më e dashura n'shtëpi
e para në mësime, më e ëmbla n'shoqëri.
E ëmbël, e dashur oj e mira engjëllushe
kur hyje ti n'shtëpi, zemrat gëzim na i mbushje.
Nga buzëqeshja jote shkrihej edhe bora
rreze hidhje mbi kopshte si e këndshmja aurora.
Pranë yllit Afërditë, tash të bukur ke folenë
kur vjen në ëndrrat tona, ti zbukuron gjithë dhenë.
Engjëllushja jonë Diellza, vetëm datëlindje ka
engjëjt kurrë nuk vdesin jo, fluturojnë gjithkah.
Oj vogëlushja e shpirtit ty të duam shumë
Ndaj nuk pranojmë dot vdekjen, ti jeton çdo kund.
Mentor Thaqi:
Në bashkëndjesi dhimbjeje me Bacën Adem Berisha dhe Familjen e tij shumë të nderuar, në 5 vjetorin përkujtimor të shkuarjes në amshim të Diellzës sonë të gjithmbarshme, dua që përmes këtyre vargjeve të i ngushëlloi për aq sa ka mundësi ngushëllimi dhe të iu them se vërtetë me shpirt jam pranë tyre, unë, Familja ime dhe gjithë kjo vëllazëri e shumënderuar kombëtare!
Zoti iu dhëntë forcën e përballimit dinjitoz!
DIELLZË, NDAÇ DRITËHËNE!
Diellzë, çupëz, o Engjëllushe,
vetë Emrin e bukur, ke Sinonim,
ah, mallin tonë sot na shprushe,
në t´pestin, ah, t´pestin Përkujtim!
Gjyshi yt sot n´maje Pene,
të gdhendi plot dashuri, Homazh,
ndaç Diellzë, ndaç Dritëhëne,
vargjet ylberngjyrash, janë kollazh!
E bekuar, nga lartë në Qiell,
na i zbutë dhe mbëlton dhimbjet,
s´numërojmë vitmordjet, Diellzë,
do numërojmë gjithmonë Ditëlindjet!
Dhe, ta themi sot zemërhapur,
se ke Familjen e Madhe Shqiptare,
janë njerëzit tuaj t´dashur, t´afërt,
e gjithë vëllazëria Kombëtare!
T´falim Dashuri dhe Bekim,
Diellza jonë, o Dritë-Jete,
jo jo, s´do ketë lot n´përkujtim,
TI, përjetë buzëqeshja jonë ke mbete!!!
Mentor Thaqi VS., 27.06.2011***
_ _ _
Baca Adem, me ca vargje nga zemra dua dhe tentoj të të jem pranë TY
dhe Familjes në këto ditë shëmbshurie të përvjetorit që përveç mallit dhe
dashurisë, fatkeqësisht sjellin edhe zymtësi!
Për Djellzen, rroftë kujtimi i bukur!!!
DIELLZËS, N´AMSHUESHMËRI!
Eh,
sërish erdhi Vjeshta,
ja, gjethet e verdhëza,
malli na pushton
intimisht në zemër,
po, verdhohet dhe bjeshka,
ne, na mungon Diellza,
paj, syrit i mungon
e jo si Shpirtë dhe Emër!
E ka vështirë Gjyshi,
Gjyshja fare nuk flet,
babai dhe nëna
mbahen përballë gjyshërve,
vargu, mallin yshti
nga Gjyshi-Poet,
gjak kullon nga zemra,
plagëve që nuk mbyllen!
Epo,
Diellza atje lartë
me rrezet e veta,
netëve rreze Hëne
e ditëve Diellore,
na e bëri të qartë
se e rëndë është Jeta,
sepse kemi dhëmbje,
jemë qënie njerëzore!
Trashëgimia e bukur
është gjithnjë KUJTIMI,
Shembëlltyra Engjëllore
na mbetet n´kujtim,
Diellza jonë, o Flutur,
Hyji të dha bekimin
e Tokës Arbërore,
nga ne ke Nderimin,
në Amshim, prore!!!
Mentor Thaqi VS., 02.10.2011
Adem Berisha:
Titulli: FALENDERIM PUBLIK PËR SHKRUESIT RRETH DIELLZËS Today at 11:13 am
FALËNDERIM PUBLIK
Unë si gjysh i Diellzës, emri i të cilës tashmë është bërë i njohur për lexuesit e faqeve shqiptare të internetit falë shkrimeve, poezive dhe publikimeve tjera të vëllezërve dhe motrave shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe mërgata shqiptare anë e kënd Evropës e Amerikës, sot karshi gjithë atyre shkrimeve lexova edhe poezi mjaft impresionuese nga fëmijë 12-13 vjeçar, moshatarë të Diellzës : Arlind Gashi nga Lipjani, Edona nga Prishtina, Erëmira Masha nga Bristoli në Angli, Mirzana në SHBA etj, etj. Veçanërisht më bëri përshtypje letra e humanistit amerikan JOE nga SHBA i cili ishte interesuar për engjëllushen tonë dhe nga të njohurit ka kërkuar sqarime e pastaj më është drejtuar me letrën e tij. Unë këtë e kuptoj jo vetëm si ndjenjë të z. JOE por edhe si kulturë, virtyt dhe humanizëm të popullit të Madh amerikan të cilin për të gjitha, nga zemra e falënderoj.
Edhe shkrimet e të rriturve si Besnik Ahmeti, zonja e nderuar Këze (Kozeta) Zylo nga New Yorku, Alma Papamihali e mërguar në Gjermani, Dardan Gashi, Loresa Berisha, Naser Gashi, Shaban Cakolli, Arjola Ziu, Mirjeta Shala, Xheladin Hmza, Agim Metbala, Irena Haska, Sonila Memoci, Ferit Ramadani, Lediana Kapaj nga Franca etj etj, të bëjnë që qartë të kuptosh ndjenjën e madhe të dashurisë, solidaritetit e humanizmit të shqiptarëve, ndjenjën e dhimbjes dhe bashkndjesisë së tyre kur dikush është në hall. Këto, si edhe shumë të tjera, janë virtyte të larta njerëzore që stolisin popullin tim prej shekujsh.
Llava vullkanike e emocioneve të shkruesve për Diellzen, karakterizon shpirtmadhësinë e këtyre vëllezërve dhe motrave të nderuara.
Diellza jonë, tashmë e përbashkët, është bërë synonim edhe për humbjet e shumë diejve dhe diellzave tjera shqiptare për të cilët/at unë lutem qe të kenë të lehtë dheun e tokës së tyre amnore dhe i përmotshëm të jenë kujtimi për ata/to ndërsa të dashurit e tyre sa më lehtë të përballojnë dhimbjet.
Në dorën time të vockël e të stërlodhur nga mosha, sëmundja por për më tepër nga dhimbja, është vetëm mundësia qe të bëjë këtë falënderim publik për të gjithë ata që bashkëndjen dhe në çfarëdo forme më ngushëlluan mua dhe familjen time.
Sot në prag të përkujtimit me rastin e trevjetorit të ikjes së engjëllushes Diellza nga kjo botë, në prag të 28 qershorit fatal, unë nuk kam tjetër mundësi që shokëve, miqve e gjithë dashamirëve tua shpërblej gjithë atë që kanë bërë dhe po bëjnë në vazhdimësi por, vetëm do të lutem që zoti i madh me gjithë fuqinë dhe të mirat që ka, të gjithë t'i shpërblejë.
Shkrimet e gjithë shkruesve për Diellzen të cilat janë bërë pjesë e shkrimeve të mia në përmbledhjen "Lulja la lulishten", si dhe ky falënderim publik, le të mbesin një kujtim i përmotshëm për tërë kohen sa edhe do të jetojë kujtimi për Diellzen.
Ju falem nderit dhe zoti ju bekoftë të gjithëve, i juaji Adem Berisha.
SHËNIME BIOGRAFIKE
Adem Berisha u lind më 03. 05. 1948. në fshatin Gjurgjevik i Madh të komunës së Klinës,
Rrjedh nga një familje e varfër fshatare por të pastër për nga ideali dhe përcaktimi kombëtar ndërsa si bonjak qysh nga fëmijëria e hershme, u përball me vështirësitë dhe sfidat që sillnin rrethanat e kohës..
Aktualisht jeton dhe punon në Rahovec si punëtor i administratës komunale në komunë.
Shkrimet e tija, kryesisht poezi, i botoi në përmbledhjen “Krenaria dhe pikëllimi” dhe nëpër faqe të ndryshme shqiptare të internetit ndërsa ky është libri i tij i dytë. Në dorëshkrim ka përmbledhjen e tretë “Përballje”.
_____________________________________________________________
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
821.18-93-143
Berisha, Adem
Lulja la lulishten : vrushkuj elegjikë / Adem Berisha. - Prizren : Berati, 2010. - 135 f. ; 21 cm.
Parathënie e autorit : f. 5-9. – Shënime biografike : f. 130
ISBN 978-9951-565-08-0
___________________________________________________________
Në kopërtinën e fundit:
Lulet qe mbi varr të vendosa sot
plotë mall i putha sa e sa herë,
të tërat më parë i bëra qull me lot
ty, nuk munda të puthja si ngaherë.
Rahovec, më 28. 06. 2009.
(Ç’kuptim ka jeta pa ty?!)
Jo! Dua të jetoj me gjithë të dashurit e mi,
ata që më duan e unë që i dua shumë,
ndonëse do të shkruaj, këndoj e lotoj për ty
në fund, tek ty në parajsë do të vij edhe unë.
(. . . Zgjidhje)